“Dekalogu Kuq e Zi”, një serial komedi që frymëzohet nga dhe për Shqipërinë e Madhe

“Shqipëria e Madhe” bëhet burim frymëzimi për producentët e Digitalb, të cilët kanë prezantuar në Prishtinë projektin për një serial komedi që do të shfaqet në kanalet me pagesë të kësaj platforme dhe do të quhet “Dekalogu Kuq e Zi”. Një ide që sipas regjisorit të shfaqjes, Altin Basha, lindi pas mbledhjes së dy qeverive në Prizren.
Drejtori i Digitalb-it, Alban Jaho teksa vlerësoi “Dekalogun Kuq e Zi” si ndër prodhimet më të mira tha se ky unifikim vlerash është në thelb projekti i Shqipërisë së Madhe.
“Prej vitesh, Digitalb-i e ka në fokusin e tij bashkëprodhimet me autorë, aktorë dhe producentë të të gjitha trevave shqiptare. Kjo nuk është pa shkak. Digitalb-i kërkon unifikimin e vlerave më të mira artistike dhe kombëtare. Shqipërinë e Madhe mund ta bëjmë nëpërmjet projekteve të përbashkëta.”-ka theksuar Jaho.
l.m
Add new comment