Rusia e gatshme të ndihmojë financiarisht Greqinë. Athina zyrtare kërkon ndërtimin e Turkish Stream, që konkuron TAP-in. Mbështetje e kushtëzuar për këtë të fundit

Rusia ka bërë deklaratën e parë zyrtare përmes së cilës ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar Greqinë financiarisht, nëse kjo e fundit do ta kërkojë. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, deklaroi në një konferencë për shtyp, se “ndonëse Rusia nuk ndodhet në një situatë të lehtë financiare në këtë moment...por nëse nga Greqia do të ketë ndonjë kërkesë, atëherë ne me siguri do ta konsiderojmë”. Lavrov ka shtuar se me ministrin e Jashtëm grek, Nicos Kotzias, që ishte në Moskë, është diskutuar edhe çështja e ndërtimit të një gazjellësi që do të transportojë gazin rus përmes Turqisë dhe Greqisë më tej drejt Europës. “Ne diskutuan për bashkëpunimin dypalësh në fushën e energjisë, duke marrë parasysh interesin e treguar nga qeveria greke në planifikimim e ndërtimit të një gazsjellësi nga Riusia në Turqi dhe më tej drejt kufirit grek”, tha Lavrov(http://www.aa.com.tr/en/u/464103--lavrov-russia-will-conside...). Është ende herët për të folur nëse ky angazhim i palës greke bie ndesh ose jo me memorandumet e firmosura nga Greqia për TAP-in, por duket se qeveria e re në Athinë po kërkon të maksimalizojë ofertat dhe mundësitë. Lidhur me TAP, ministri i ri i Energjetikës, Panayiotis Lafazanis, ka shprehur javën e kaluar mbështetjen e qeverisë, por duke shtuar se kjo mbështetje është e kushtëzuar me “maksimizimin e përfitimeve nga projekti”. Për këtë arsye kërkesa greke për Turkish Stream është një lëvizje që shënon një hap të ri krahas angazhimit për TAP, meqenëse mediat raportojnë se të dy gazjellësit konkurojnë për tregun europian(http://greece.greekreporter.com/2015/02/04/greece-to-support...).
s.z
Add new comment