LSI investohet hapur kundër ministrit të Shëndetësisë. Spartak Braho: “Testimi i mjekëve, antiligjor dhe antikushtetues”

Pas Petrit Vasilit, sot ishte Spartak Braho që ka publikuar në gazetën “Mapo” një opinion kundër nismës së ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja, për testimin e personelit mjekësor. Dy nga drejtuesit kryesorë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, dalin kështu me radhë me qëndrime të hapura kundër Beqjas, i vënë në qendër të vëmendjes edhe për dy tendera: atë të helikopterit dhe atë të shërbimit ekzaminies. Linja e kreut të Komisionit Parlamentar të Sigurisë, është ajo juridike dhe kushtetues që ka si finale antokushtetueshmërinë e testimit. Ja se çfarë thotë Braho: “Veprimet e mosveprimet në kryerjen e një testimi të tillë bien ndesh edhe me një nga parimet kryesore kushtetuese sikundër është ai i “sigurisë juridike”. Kjo nënkupton besueshmërinë e qytetarëve tek shteti dhe pandryshueshmërinë e ligjit për marrëdhëniet e rregulluara”, shkruan Braho. Sipas tij edhe përjashtimi nga testimi i pedagogëve është selektiv, teksa denigron mjekët e tjerë. Përmbledhtazi Braho përfundon se “mënyra si është servirur deri tani ideja e testimit në shëndetësi, na çon në përfundimin se ajo është jashtë parametrave ligjorë dhe kushtetues” Kjo qasje e LSI-së vjen si përkrahje për protestën e mjekëve, ndërsa shton dozën e kontestimit ndaj ministrit aktual. Por të marra të gjitha bashkë, problemet e krijuara në sektorin e shëndetësisë, po i përvijojnë veprimet dhe nismat e Ilir Beqes si çështje politike brenda koalicionit.
s.z
Comments
Po pervijohet nje koalicion i
<p>Po pervijohet nje koalicion i ri PD - LSI. Edvini te behet gati per opozite, dmth per greva urie dhe demonstrata ne bulevard...</p>
Add new comment