Altuzan-i, një nga ilaçet e falsifikuara që importohet në Shqipëri? PD akuzon ministrin Beqja për vdekjen e një të sëmure me kimioterapi

Duke iu referuar një raporti të FDA (Food and Drug Administration) në Shtetet e Bashkuara, kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, njëherësh deputete e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka sjellë si shembull të falsifikimeve në tregun e barnave, Altuzan-in, një medikament që përdoret për të sëmurët me kimioterapi.
Denoncimi i Partisë Demokratike ka marrë shkak nga vdekja e një pacienteje të trajtuar me Altuzan, familjarët e së cilës kishin shprehur publikisht shqetësimin për marrjen e këtij medikamenti që nuk kishte dhënë asnjë efekte tek pacientja.
Deputetja Albana Vokshi foli për një klan mafioz në shëndetësi që e ka origjinën në modifikimin ligjor që i bëri Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja tenderit të ilaçeve, i nxitur nga interesat e lobeve të farmaceutikës, për të lejuar importin paralel të barnave. Sipas saj është kriminale, lejimi i importimit të barnave pa çertifikatë sigurie dhe pa informacion për vendin e origjinës. Ministri Beqja është vënë nën akuzë edhe për tenderin e kontrollit shëndetësor bazë që i është dhënë me koncesion për 10 vjet kompanisë “Marketing&Distribution” në shkelje të të gjitha rregullave të tenderimit.
l.m
Add new comment