Njeriu me biçikletë që dyshohet se ka vendosur eksplozivin në farmacinë e Bashkim Tahirit dhe stacionin e unazës (VIDEO)

Postuar në 11 Shkurt, 2015 06:58

Policia ka shpërndarë pamje nga kamerat e sigurisë, ku dallohet një i ri me biçikletë dhe kapuç që po kryen disa veprime pikërisht në anën perëndimore të ndërtesës ku ndodhet farmacia në pronësi të Bashkim Tahirit. I njëjti person dyshohet se ka tentuar të shpërthejë dy kallëpet me tritol në stacionin e unazës, tentativë që ka dështuar. Pikërisht sipas policisë ky është personi që dyshohet se ka vendosur eksplozivin në farmacinë e babit të ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri  dhe që ka tentuar të aktivizojë kallëpet me tritol stacionin e Unazës pranë zonës së Vasil Shantos. Të dhënat që çuan policinë të dyshojë se këto dy ngjarje kanë lidhje me njëra-tjetrën sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Artan Didi janë ngjashmëria në mekanizmin shpërthyes të dy sasive të eksplozivit. Dyshimet e policisë se dy ngjarjet kanë lidhje i shton fakti se pikërisht, pranë stacionit të autobusit të unazës ku u gjetë dy kallëpe me tritol babai i ministrit të Brendshëm parkon zakonisht makinën e tij(video nga "Shekulli").

 

l.m



 

Shperthimi i farmacise 10 shkurt by jearta-caushi Chat Conversation End

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.