Serbët nuk ikin nga Kosova, thonë se ndihen të kënaqur nga raportet që kanë më shqiptarët

“Gazeta Express” duke iu referuar një kronike televizive transmetuar nga “Klan Kosova” thotë se valës së ikjes së shqiptarëve nga Kosova nuk iu kanë bashkangjitur edhe serbët që banojnë aty. Largimi i tyre thonë se varet nga raportet që kanë më shqiptarët. Është shumë e kënaqur me jetën që bën në Graçanicë. Për këtë arsye Mirjana Filipovic nuk e ka ndërmend të ik nga kjo komunë me shumicë serbe. Por ajo i arsyeton largimet e mijëra shqiptarëve nga Kosova. Migrimin nuk e sheh si zgjidhje asnjë rom nga e njëjta komunë. “Kosova është e lirë e ka punë edhe këtu”, tha ajo për “Klan Kosova”. Kryetari i Graçanicës, Vladeta Kostic thonë se banorët e komunës së tij nuk janë përfshirë në valën e fundit të migrimit. Sipas tij ka vetëm një arsye që i largon serbët nga ky vend. “Largimi i serbëve nga Kosova direkt lidhet me raportin e shqiptarëve ndaj tyre duke pas parasysh se shqiptarët janë shumicë dhe komuniteti serb për keqardhjen time ka mbetur pakicë për shkak të numrit të vogël që ka mbetur nga viti 1999. Mendoj se serbët janë në situatë më të mirë se shqiptarët për shkak se janë numër i vogël dhe ato mjete që u dedikohen është më lehtë të shpërndahen”, tha ai.
l.v
Add new comment