Pjerin Ndreu: Tritoli, presion që fokusohet te përfaqësuesit e lartë të shtetit, politika t’u qëndrojë larg këtyre ngjarjeve e të mos përdoren për kapital

Për deputetin socialist Pjerin Ndreu, shpërthimi me tritol në biznesin e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, është mesazhi i drejtpërdrejtë i krimit përballë atyre që po e luftojnë. I ftuar në intervistën e mbrëmjes në “Ora News”, Ndreu tha se politika duhet të qëndrojë larg këtyre ngjarjeve dhe të mos përdoren për kapital. “Ajo që nuk duhet të hyjë në këtë mes është politika. Ajo është qartësisht një mesazh, një formë presioni që fokusohet diku dhe kryesisht te përfaqësuesit e lartë të shtetit. Te familja e Ministrit të Brendshëm dhe te një funksionar i lartë i policisë. Pra dukshëm dikush ka dërguar mesazhet e veta në drejtim të këtyre dy personave dhe nuk ka sesi të mos merret në konsideratë dhe mos konsiderohet seriozisht qofë nga opozita, qoftë nga pozita fakti që krimi drejtohet deri te familja e Ministrit të Brendshëm”. Deputeti socialsit foli për tregues pozitiv në luftën kundër krimit të organizuar dhe sipas tij as shpërthimet e fundit nuk e zbehin punën e qeverisë.
l.v
http://www.oranews.tv/vendi/shperthimet-ndreu-mesazh-i-krimit-perballe-atyre-qe-e-luftojne/
Add new comment