Gjika flet nga spitali: Skenar për të denigruar figurën time, jam duke zbuluar regjisorin. Prokuroria ngatërroi adresë, i çoi Manjanit urdhrin tim të lirimit

Postuar në 11 Shkurt, 2015 03:15

Kryebashkiakiu i Vlorës Shpëtim Gjika ka folur për herë të parë  për arrestimin e dytë dhe akuzat për falsifikim të dokumentave në mbledhjen KRT-së.  Ai ka folur për një skenar të orkestruar që ka si qëllim denigrimin e figurës së tij.

“Ju thoni që akuzat mund të jenë politike. Unë ju them që t’a hiqni fjalën mund. Doja t’ju përgjigjem për arrestimin tim, mënyrën si jam arrestuar dhe çfarë lojërash dhe skenarësh bëhen për të denigruar jo vetëm figurën e kryetarit të bashkisë, por pse jo edhe figurën time personale. Ky skenar e ka një emër, unë jam duke zbuluar regjisorin”-është shprehur Gjika

Gjika tha se Prokuroria e kishte vonuar qëllimisht urdhrin për lirimin e tij duke aluduar për një orkestrim politik dhe duke iu referuar emrave konkretë.

“Mua më vjen ndërmend një fakt. Duke ndjekur emisionin “Opinion” dhe ndërkohë që prisja vendimin e lirimit për të ardhur zyrtarisht te unë që isha i interesuari i parë, çuditërisht ishte ngatërruar adresa dhe urdhrin e lirimit e kishte Manjani në dorë”-theksoi Gjika

Kryetari i bashkisë së Vlorës i është përgjigjur edhe akuzave për pengesë së punës së Prokurorisë.

“Unë në asnjë moment nuk kam qenë pengesë për prokurorinë dhe për asnjë tjetër. Hedh poshtë me neveri dhe përbuzje këto akuza të prokurorisë. Prokuroria më akuzon se në 4 raste kam penguar punën e saj. Në datën 29 janar për herë të parë Prokurori Kulliçi ka ardhur në zyrën time. Data 27 që thotë prokuroria që kam penguar hetimet është data kur Prokuroria ka nisur shkresën në bashki. Prokuroria kujton se unë kam ardhur këtu të lyej thonjtë, të bëj depilim ose të heq vetullat. Unë nuk di në Shqipëri ndonjë të burgosur që të orientojë policinë, gjykatat apo spitalet. Unë kam bërë të gjitha procedurat pa patur asnjë lloj benifiti për shkak të detyrës sime...Shpëtim Gjykës i është vonuar lirimi për të thënë që Shpëtim Gjika as zyrën nuk e hap.”-u shpreh Gjika.

Kryetari i Bashkisë së Vlorës la të hapur mundësinë e kandidimit si i pavarur në zgjedhjet lokale të Qershorit.

 

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.