Alarmohet Beogradi zyrtar: Ushtria e Kosovës, “rrezikon paqen në rajon”

"Nga terroristë guerilë në forca mbrojtëse", kështu kanë shkruar mediat serbe që mbështesin deklaratat e e udhëheqësve shtetërorë, të cilat nuk kanë nguruar të paraqesin ish-pjesëtarët e UÇK-së si terroristë. “Zëri” shkruan se lajmi përmes të cilit Pentagoni amerikan ka mbështetur transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, në Forca të Armatosura të Kosovës, ka bërë që të zgjojë reagime të ashpra në mesin zyrtarëve shtetërorë në Serbi. Zyrtarët serbë kanë shfaqur "frikën", se pjesëtarët që dikur ishin pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e të cilët ende nuk janë gjykuar për krime lufte, tani do të mund të bëhen pjesë e Ushtrisë Kosovës, shkruajnë mediat serbe. Ndërsa në intervistën javore të presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliq, ai ka thënë se "themelimi i Forcave të Armatosura të Kosovës, do të përbëjë një problem tejet të madh" dhe se sips tij do të shkelet Rezoluta 12 44. Për këtë ka folur edhe Milivoje Mihajloviq, udhëheqës i zyrës për informim në qeverinë e Serbisë, sipas të cilit, formimi i Ushtrisë së Kosovës, do të ishte "problemi i madh që do të rrezikonte paqën në rajon", shkruan “Zëri”
l.v
http://www.zeri.info/aktuale/19324/beogradi-zyrtar-ushtria-e-kosoves-rrezikon-paqen-ne-rajon/
Add new comment