M. i Shëndetësisë: “Konsorciumi që realizon check up, kapacitete shërbimi sa për 8 firma”. Testimi? “1/3 e mjekëve nuk i ka marrë 150 kredite”

Postuar në 10 Shkurt, 2015 18:46

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, është pyetur mbrëmë në emisionin “Studio e Hapur” për koncesionin e dhënë për shërbimin e ekzaminimeve. Sipas Beqjas koncesioni i është dhënë një konsorciumi të përbërë nga dy kompani: njëra që tregtin 4000 artikuj dhe tjetra që ka 10 vjet që është prezente në fushën e tregtimit të barnave dhe pajisjeve mjekësore. Ministri ka shpjeguar se kapaciteti i këtyre dy firmave, sidomos ai logjistik, siguron shërbim dhe furnizim në kohë me materiale dhe pajisjet e nevojshme, të cilat përndryshe, do të kërkonin shërbimin e 8 firmave që të mbulonin gamën e tyre. Ministri ka shtuar se do të ndërtohen 20 laboratorë të rinj dhe ka pranuar se fondi që është vënë në dispozicion nga qeveria mbulon nevojat 475 mijë qytetarëve, por ka lënë të kuptohet se kjo pagesë do të kryhet, pavarësisht sesa qytetarë do të drejtohen për të marrë shërbimin. Në kategorinë e atyre që përfshihen në këtë shërbim janë 880 mijë qytetarë. Ai që ministri e quan konsorcium është bashkimi i dy firmave: “Marketing&Distribution” si dhe “Trimed sh.p.k”. Lidhur me helikopterin e përfolur dhe procedurat tenderuese të tij, Ilir Beqja ka shtuar se ka nevojë urgjente për dy helikopterë, pasi nga viti 2017 e më pas kompania që kryen mirëmbajtjen nuk merr përsipër më këtë shërbim. Lidhur me diskutimin shumë të ndezur të testimit të mjekëve, ministri ka debatuar me mjekët në studio si Tritan Kalo, apo edhe me presidentin e Urdhërit të Mjekut, Dine Abazaj. Mirëpo Beqja tha se “nga të dhënat paraprake 1/3 e mjekëve nuk i ka marrë 150 kreditet, çka do të thotë se pas 6 muajve këta duhet t’i nënshtrohen ricertifikimit”.
http://www.balkanweb.com/site/ministri-i-shendetesise-perbal...
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.