Specialët e RENEA-s i nënshtrohen testeve fizike, largohen 7 efektivë

Postuar në 10 Shkurt, 2015 02:21

“Gazeta Shqiptare” shkruan sot se punonjësit e njësisë speciale RENEA, kanë nisur t’u nënshtrohen disa testeve fizike për të mbajtur vendin e punës. “Gazeta Shqiptare”  shkruan gjithashtu se lajmi bëhet i ditur nga disa burime të sigurta të saj, e në bazë të këtij lajmi testit fizik do t’u nënshtrohen të gjithë efektivët e forcave speciale dhe se do të jetë ky test që do të përcaktojë nëse efektivët do e mbajnë vendin e tyre të punës apo jo. Nga të njëjtat burime sqarohet se ditën e diel me urdhër të kreut të Policisë së Shtetit, Artan Didi nga komisariati i RENEA­s janë transferuar nga detyra 7 efektivë të forcave speciale.Sipas “Gazeta Shqiptare” këta të fundit mësohet të jenë emëruar në strukturat e tjera të policisë dhe konkretisht kanë kaluar pranë Patrullës së Përgjithshme. "Lëvizja e tyre është bërë me motivacionin zyrtar “për nevoja pune”, por sipas burimeve nga policia, emërimi i tyre në strukturat e tjera të policisë lidhet me diçka tjetër", shkruhet sot në GSH.

 

l.v

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.