Ndriçim Xhepa: "Piramida është rrjepur, vendi ideal për t’u ndërtuar Teatri Kombëtar"

Postuar në 09 Shkurt, 2015 15:03

Aktori i njohur Ndriçim Xhepa është shprehur se vendi ideal ku mund të ndërtohej Teatri i ri Kombëtar është zona mes kryeministrisë dhe hotel “Dajtit”, aty ku sot ndodhet Piramida. Sipas tij, ndërtesa e e projektuar  si muze për diktatorin “Enver Hoxha nuk mund të rikthehet në shkëlqimin e dikurshëm, pasi është katandisur në një garmadhë. Ndaj sipas tij, zgjidhja më e mirë do të ishte shembja dhe ndërtimi në atë vend i godinës së re të Teatrit Kombëtar. Në një intervistë për ABC News Xhepa shprehet se bashkë me Teatrin Kombëtar mund të ndërtohet edhe një sallë e teatrit bashkiak. Por gjithçka mbetet në kuadrin e ideve personale të Ndriçim Xhepës pasi Ministria e Kulturës ka vendosur që godina e Teatrit  të ri Kombëtar të ndërtohet në vendin ekzistues. Përkohësisht Teatri Kombëtar do të zhvendoset në një magazinë të ish-Institutit të Ujërave në afërsi të digës së liqenit artificial.

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.