Tahiri dhe Didi para deputetëve për terrorizmin, “xhihadizmin”dhe rrezikun që vjen nga strukturat kriminale. Pritet të prezantohet edhe një plan masash

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Didi do të raportojnë paraditen e nesërme në Kuvend për situatën e terrorizmin në Shqipëri. Seanca dëgjimore pritet të mbahen në orën 10 në komisionin parlamentar të Sigurisë Kombëtare. Referuar burimeve zyrtare të Kuvendit, Tahiri dhe Didi do të prezantojnë para deputetëve dhe t’u përgjigjen pyetjeve për gjendjen e sigurisё nё vend, kёrcёnimin nga terrorizmi dhe krimi i organizuar; për “xhihadizmin”, ekstremizmim dhe terrorizmin ndёrkombёtar si dhe për rreziqet dhe kërcënimet që paraqiten nga armatimi, municionet dhe eksplozivet e shumta që gjendej në dispozicion tё elementёve dhe strukturave kriminale. Po ashtu, do të paraqitet edhe një plani masash pёr sigurinё pёrballё terrorizmit.
n.k
Comments
Të gjithëve këtyre plehrave
<p>Të gjithëve këtyre plehrave nuk duhet tu lejohet të kthehen më në Shqipëri dhe tu hiqet nënshtetësia Shqipëtare</p>
Add new comment