Mustafa vlerësohet në Serbi. Analisti Janjiç: “Është negociues serioz”. Mogherini? “Energjike dhe nuk vrapon pas Nobelit”

Postuar në 08 Shkurt, 2015 11:10

Ndoshta në Kosovë nuk është shumë i vlerësuar, por në Serbi, Isa Mustafa, kryeministër i Kosovës, shihet ndryshe. Të paktën për kapacaitetin e perceptuar për negociatat Serbi-Kosovë që zhvillohen me ndërmjetësinë e Brukselit. “Koha Ditore” citon Drejtorin e Forumit për Marrëdhënie Ndëretnike në Beograd, Dushan Janjiç, sipas të cilit Mustafa është një negociator serioz. Për të dhënë këtë gjykim, Janjiç, i referuar shpesh si burim analize për zhvillimet në Serbi, niset nga karriera e kryeministrit të Kosovës. “Mustafa është negociues serioz dhe dialogu me të do të jetë shumë më sfidues sesa ai me Hashim Thaçin. Edhe në moshë të re, ai ka praktikuar gazetarinë dhe politikën. I vetmi person i ri në këto bisedime është Mogherini, e cila nuk ka pasur përvojë për Ballkanin. Do të jetë interesante të shihet nëse do të ketë ndryshime në metodologji – pres se do të ketë – është energjike, e re, nuk vrapon pas çmimit Nobel... por duhet ndryshuar metodologjinë”, ka thën Janjiç në një bisedë me televizionin publik të Serbisë. Sipas tij çshtja “Trepça” është sugjeruar në Prishtinë nga ndonjë ambasadë e huaj, me synim rritjen e peshës ngociuese.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.