“Videoja dhe fryma antishtet”, Bollino analizon reagimet për video-skandalin me P. Rrugore e shkruan se “në SHBA, zonja do të imobilizohej me shkarkim elektrik”

Një ditë më parë, në rrjetet sociale dhe në median vizive u publikua një video ku një femër konfliktohej me dy punonjës të Policisë Rrugore në Tiranë. Ngjarja degradoi në të bërtitura, sharje dhe dhunë. Bilanci i ngjarjes në fjalë është pezullimi i dy policëve rrugorë dhe arrestimi i vajzës. Nga video del se njëri nga policët fyen vajzën që kërkon t’i kthehet patenta, kjo e fundit kthehet me ulërima dhe pështyn policin. Ky i fundit ia kthen duke e goditur atë. (https://www.youtube.com/watch?v=Wrcy5JID1u0)
Gazetari Karlo Bollino ka marrë në analizë trajtimin që mediat dhe rrjetet sociale i kanë bërë ngjarjes, ku sipas tij, mënyra sesi është servirur ngjarja, dëshmon sikur skandali qëndron në faktin që policët reaguan ndaj agresionit. Sipas tij, kjo është dëshmi e një përceptimi të gabuar që ekziston.
“Duke lexuar titrimet e bëra nga gazetarët në video, kuptohet se një nga policët, pasi është sulmuar verbalisht nga qytetarja e gjobitur, i është përgjigjur “ik, k...” (nën zë, sepse në audion origjinale nuk dëgjohet, ndërsa të bërtiturat e gruas po). Në fakt nëse do të kishte ndodhur në Itali, a në Gjermani, a në Francë, ngjarja nuk do të kishte shkuar më tej: që në ulërimat e para zonja do të prangosej, do të dërgohej në një komisariat. Nëse do të kishte ndodhur në Shtetet e Bashkuara, zonja me shumë gjasa do të imobilizohej me një shkarkim elektrik dhe do të ishte rrëzuar përtokë menjëherë. Por lajmi është surreal edhe në reagimet e opinionit publik, që në pjesën më të madhe u rreshtua në mbështetje të qytetares së gjobitur. Dhe kjo është pika thelbësore e problemit: opinioni publik shqiptar vazhdon të mos jetë edukuar në respekt të Shtetit dhe të Institucioneve” shkruan Bollino në një editorial të botuar në gazetën “Shqiptarja.com” me titullin “Një video dhe triumfi i antishtetit”
Sipas Bollinos, opinioni publik “në vend që të indinjohet dhe të habitet për një grua që përshtyn në fytyrë një polic, shumë (jo të gjithë, në të vërtetë) u indinjuan pse polici nuk u kthye nga ana tjetër duke fshirë pështymën, por reagoi”. Duke vijuar analizën e fenomenit, gazetari shkruan më tej se kjo sjellje i dedikohet diskursit publik politik që “orienton” qytetarët dhe opinionin publik drejt një fryme anti-shtet. Gazetari shfaqet kritik edhe ndaj reagimit të menjëhershëm të institucioneve, që sipas tij, nuk duhej të paktën të komunikonin publikisht vendimin sepse në këtë mënyrë u përcoll mesazhi i gabuar. “Të qetësosh opinionin publik dhe histerizmi mediatik duke i dhënë si ushqim besueshmërinë dhe emrat e policëve të poshtëruar, rrezikon t’i hedhësh benzinë klimës së populizmit anti-shtet mbi të cilin Sali Berisha bazon prej 25 vjetësh konceptin e tij personal për demokracinë dhe që edhe sot e kësaj dite e dënon Shqipërinë të bëhet me vështirësi një vend normal” e mbyll editorialin e tij Bollino.
Editoriali i plotë: http://shqiptarja.com/news.php?IDNotizia=271418
n.k
Comments
A e di zoti Bolino qe asnje

A e di zoti Bolino qe asnje polic dhe ne asnje nga vendet qe permend do ta kishte quajtur qytetaren KURVE?!?

Bolino ka plotesisht te

Bolino ka plotesisht te drejte. Sidomos per Berishen dhe mbi te gjitha per konceptin ndaj shtetit te nje pjese fort te madhe te qytetareve.

Ku jane analistet, eseistet, gazetaret tane qe nuk lane gje pa thene per 4 kleriket tane ne Paris , sidomos ata qe qenkeshin ofenduar nga simbolika e tyre, dhe heshtin kur para hundes se tyre ndodh nje ngjarje shume e rende sic e analizon Bolino. Apo sa me larg te jene ngjarjet , sa me pak te rendesishme te jene , aq me te interesuar e aq me "te thelle" e " europiane" behen analistet tane.

Pale keto mikroanalizat ketu tek Respublica , qe iu ngjajne refleksioneve te 007. Muci eshte akoma bossi ketu? Ne qofte e ka zene gjumi, as lexon as shikon c'bejne trimat e tij.

Bollino po ben pjesen qe i

Bollino po ben pjesen qe i takon duke iu servilosur pushtetit qe i dha te lepije ndonje kocke.

Shkrimi i Karlo Bollinos

Shkrimi i Karlo Bollinos eshte shkrimi qe duhej te bente cdo mendje normale ne nje vend normal. Fryma antishtet eshte ajo qe eshte krijuar ne Shqiperi tash 25 vjet dhe shume shqiptare te mjere menderisht dhe moralisht nuk arrijne te kuptojne se kjo fryme dhe kjo sjellje po i cenon ata cdo dite. Dhe, per kete, jane vete fajtore. Disa karagjoze qe komentojne ketu dhe ne blogje te tjera hiqen si kompetente per te na treguar se si veprojne policet ne Europe apo SHBA, megjithese kultura e tyre nuk mund t'i cjoe me larg se nevojtorja apo pijetorja e fshtatit apo e lagjes.. Ne te gjitha keto vende, kushdo qe kundershton policin ne detyre, me fjale ose me vepra, prangoset dhe dergohet ne burg. Madje, ne SHBA ka pasur raste kur kundershtime te tilla te qytetareve te dehur ose te padenje dhe " trimoshe " kane perfunduar ne humbjen e jetes se qytetarit kundershtues dhe policet nuk kane pesuar asnje pasoje ( dy raste te tilla u trajtuan ne gjykatat amerikane ne dy muajt e fundit te vitit 2014, qe sollen edhe aktet vandaliste ne disa qytete amerikane). Ata qe mbrojne ate qytetaren e padenje ose kane te njejtin moral qytetar si ajo ose jane injorante te klasit te pare. Nese njeri polic e ka shqiptuar me gjysem zeri fjalen " kurve " ( une nuk e kuptoj nga e nxjerrin blogjet kete fjale kur thone se ajo nuk degjohej ne sistemin audio ) ai ka bere gabim dhe per kete mund te ndeshkohet administrativisht por kjo s'do te thote se ne duhet te justifikojme nje seri shkeljesh te qytetares. keto shkelje ligji jane edhe administrative por edhe penale dhe ajo duhej arrestuar.

Ka disa "qytetare normale" qe

Ka disa "qytetare normale" qe veteshpallen te tille por arsyetojne me prapavije te paster politike duke arritur deri tek fyerja e komentuesve, fajtore qe kane shprehur nje ide qe bie ndesh me ate te Damiano Damianit ( i shkreti Damiano Damiani i vertete se kush i ka rrembyer emrin).

Behen krahasime n me SHBA-te por harrohet se baza e gjithckaje aty eshte lirija e fjales dhe e mendimit qe ky zoteri i pari e shkel me kembe.

Permbledhja e bere nga ky zoteria i ngjarjeve ne SHBA e bere thjesht per t'i sherbyer idese se tij . Ngjarja ne SHBA ndodhi nga eksesi i dhunes se policise mbi qytetare me ngjyre dhe u rrezikua revolta popullore aq sa edhe Kryebashkiaku i New York-ut De Blasio kritikoi fort policine. Kjo nga ana e saj, ne rastin e varrimit te policeve te vrare ne nje atentat kriminal, reagoi duke i kthyer shpinen ndaj Bill De Blasio-s.

Meqe permend moralin te pakten keto ngjarje eshte mire t'i pasqyrosh me vertetesi.

Le te kthehemi tek rasti yne, nje qytetar normal nga videoja eshte i ndergjegjshem qe po shikon vetem nje pjese te asaj cfare ka ndodhur. Kemi nje gjobitje per kundravajtje nga ana e policise dhe nje mbajtje patente, shkaku dhe arsyet se si ndodhi nuk i shohim ne video. Kemi reagimin e gabuar te qytetares dhe kunder reagimin e gabuar te policise, komentet e tjera jane spekullime.

Kjo ngjarje tregon se paaftesia per te bere shtet nuk ka te beje vetem me Berishen por perfshin te gjitha krahet politike duke shkuar deri tek qytetaret e thjeshte. Kujtoj se vete ministri brendshem Tahiri provokoi policine ne detyre i mbrojtur nga statusi i deputetit. Dyshoj fort se i ashtuquajturi Damiano Damiani do te kishte shkruar asokohe ne favor te policise, nen pretekstin se ajo ishte policia e Saliut ndersa kjo e tanishmja na qenka e shtetit pavaresisht disa ngjarjeve qe tronditen Tiranen e qe lane shume hije ne menyren se si u soll ajo.

Shume ngjarje dje nen Saliun e sot nen Edin tregojne se ne radhe te pare kemi politikane te paafte per te bere shtet e per te respektuar ligjet, duke krijuar nje kaste te privilegjuarish te cilet e perdorin ligjin dhe shtetin per interesat e tyre, per tu pasuruar deri edhe per te keqtrajtuar njerezit e thjeshte. Per te bere shtet duhen shtetare e me sa duket ne akoma nuk kemi te tille.

Gjon, bashkohem plotesisht me

Gjon, bashkohem plotesisht me komentin tuaj. Ka kohe qe zoteria me nick Damiano Damiani nuk ben gje tjeter vecse shpreh vijen majtisto-komuniste veshur me nje petk te grisur gjoja social-demokrat. S'ke c'ti besh vete demokracia qe keta zoterinj percmojne i lejon te vjellin e peshtyjne sipas qejfit.

Faleminderit Plaku

Faleminderit Plaku Xhuxhumaku!

Nuk kemi cfare te bejme, kohe pas kohe del gjithmone 'i mencuri' i radhes qe, permes nje lumi fyerjesh, i jep mend 'te tjereve' sepse 'nuk kuptojne'. Kjo semundja ballkanike e kapadaillekut ka goditur keqas shume bashkekombas qe e kane thuajse te pamundur te debatojne si te barabarte me te tjeret, pa permendur pasojat qe kjo shkakton kur kemi te bejme me pushtetare qe i japin leksione botes pa qene te zotet te bejne asgje per vete.

Ik o Karlo se po zien uji i

Ik o Karlo se po zien uji i makaronave.

Zoti Bollino keni më se të

Zoti Bollino keni më se të drejtë por fatkeqsisht këtu quhet Salistan prandaj ndodhin këto që ndodhin ske çi bën kur e quajnë Osmën

Shume mire thote Bolino,

Shume mire thote Bolino, shteti respektohet e nuk preket polici. Po ca thonte ai dhe Andrastefanet ne 21 janar, mund te na e thote kush?

z. Bollino, Ne opinionin

z. Bollino, Ne opinionin tim,shkrimi dhe konkljuzionet tuaja jane te drejta.Kjo situat tek ne nuk eshte sporadike,vetem e sotme,as ne mendjen dhe vepren e pak njerzeve,ajo ka qene dhe eshte shqetesuese ne te gjitha nivelet shoqerore dhe qeverisese.Kjo eshte edhe aresyeje se perse ne kemi qene dhe jemi ne kete derenxhe ne te gjitha drejtimet.Shtypja,diktatura,prapambetja,korrupsioni,oligarkia,demagogjia,partikracia kane lulezuar ne kete vend ne shekuj dhe na kane katandisur e vazhdon t'na mbaj ne kete gjendje varferie mjerane qe jemi e besoj do te jemi edhe per shume kohe.Ketu vetem shume pak kerkojne te ecin drejt perpara,ndersa shumices i pelqen ecja vetem "djathtas" ose "majtas" sipas "kapos se preferuar" te tyre,pavaresisht se ku i shpie "Kapua".Ata sa vijne fushatat elektorale mbushin dy sheshet "Majtas"-"Djathtas" dhe vetem therrasin "Rroft kapua i majt","Posht kapua i djatht" ose e kunderta,pavaresisht se çfare u sollen kapot gjate 25 vjeteve.Pavaresisht se varferia vazhdon,permbytjet e kapove vazhdojne,papunesia vazhdon,padrejtesia vazhdon,korrupsioni vazhdon,oligarkia klienteliste rritet,fondet shperdorohen etj. etj.Po ne kete vend rreth 80 vjete me pare perflitej nen ze "Socialist e Demokrat,bamb kopaçja,vërr paratë".

Me ne fund u zbulua qe

Me ne fund u zbulua qe Pergjegjesi i Vatres se Kultures Yzberisht, komenton ne kete blog nen pseudonimin pretencioz Damiano Damiani. Ky jo vetem jep mend per gjera qe nuk i di dhe s'ka per ti ditur ndonjehere, por jep gjykime e vleresime per kulturen e komentuesve te tjere se i duket sikur po iu bertet bashkefshatareve te tij ne Yzberisht.

Ndodhia midis policeve dhe qytetares nga Lezha eshte e shemtuar. Po kush e ka fajin? Ka nje kategori njerezish, nostalgjike per nje periudhe kur ne Shqiperi shteti me te drejte apo me shume pa te drejte te bente gjemen. Pasardhes te ketyre gjeme-medhenjve jane tipa qe sot luajne rolin e pergjegjsit te vatres se kultures, sindozot ky Damiani, qe me siguri vjen nga ndonje familje persekutoresh te diktatures dhe meqe ai vete, apo te afermit e tij benin qejf duke dhunuar te tjeret tani i vjen cudi qe robi edhe mund te revoltohet ndaj policeve jo-profesionale qe ka leshuar ne rruge shteti shqiptar. Keshtu, or zoteri shteti nese do qe te respektohet nga shtetasit, ben mire te mesoje si respektohen shtetasit.

Sa per cfare ndodh neper bote, eshte e vertete qe policet edhe kane vrare kur u kane kthyer dore, po eshte po aq edhe vertete qe qytetareve kur u ka ardhur ne maje te hundes kane reaguar jo duke i beshtyre policet, po duke u vene zjarr makinave e zyrave te tyre, prandaj ule nje cike thepin zotrote se po ta perseris, shteti ne do te respektohet le te mesoje si respektohen qytetaret.

Add new comment