Itali, armiqtë e vjetër bashkohen me armiqtë e rinj. Shërbimet sekrete identifikojnë aleatët e rinj të xhihadistëve. Janë ish-brigadistët

Dalja në skenë e Shtetit Islamik dhe shtimi i aktivetit të tij, sikurse atentatet si ato të Parisit, kanë rritur edhe mbikëqyrjen e shërbimeve sekrete perëndimore. Por në këtë luftë që ka gati 40 vjet me ulje ngritjet e veta, duket se bashkë me armiqtë e rinj xhihadistë, bashkohen edhe armiqtë e vjetër. Kështu gazeta italiane “Il Giornale” shkruan se shërbimet italiane po mbikëqyrin të paktën 10 ish-anëtarë të Brigadave të Kuqe, që sipas këtij raportimi “mund t’u bashkohen xhihadistëve në luftën e tyre të shenjtë”. Armiku është i njëjti: imperializmi dhe sionizmi dhe pse për aq sa kemi parë, për Shtetin Islamik armiq janë edhe shumë myslimanë, “të pabesë” sipas intepretimit të tyre. Ecet më tej kur shkruhet se ky lloj bashkimi është një “përzierje shpërthyese ideologjish që mund të gjente terren në Itali”. Ndërkohë gazeta tjetër, “Il Tempo” ka raportuar se këta ish-brigadistë janë konvertuar në Islam. Lëvizin mes Romës, Milanos dhe Bolonjës. Referohet edhe një “e-book” i xhihadistëve që u bën thirrje ekstremistëve të majtë që të bashkohen kundër armiqve të përbashkët. E bashkë me këta “Il Giornale” shkruan se mund të bashkohen edhe “lëvizje antagoniste”, sidomos ato që vijnë nga “ambiente pro-palestineze”. Nuk është çudi që me thellimin e krizës, këto raportime të përvijojnë në kuadër të armiqve, subversivëve, apo sponsorizuesve të aksioneve të tilla, edhe ish-armikun e dikurshëm, Rusinë. Sidomos nëse çështja e Ukrainës do të zgjidhet me mjete ushtarake.
http://www.ilgiornale.it/news/cronache/lallarme-dei-servizi-...
s.z
Add new comment