Bylykbashi dhe Dako, "përballje" për Bashkinë e Durrësit në studion e Blendi Fevziut

Deputeti i Partisë Demokratike në Durrës, Oerd Bylykbashi kritikoi kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako për administrimin që i ka bërë bashkisë, që është njëkohësisht edhe njësia e dytë më e madhe në vend. Në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut ku diskutohej për ndarjen territoriale me 61 njësi vendore, Bylykbashi publikoi foto që dëshmonin përmbytje në zona të ndryshme të qytetit, duke evidentuar si shkak investimet e munguara të bashkisë.
Nga ana e tij, Dako është shprehur se kjo është një arsye dhe argument në favor të domosdoshmërisë së kësaj ndarje qe krijon njësi vendore më të fuqishme financiarisht e me më shumë kompetenca. Të dy panelistët e vendosur përballë në studion e Fevziut janë përfolur në shtyp si kandidatura potenciale për t’u përballur edhe në zgjedhjet e 21 qershorit për Bashkinë e Durrësit.
n.k
Add new comment