Kosovë, rezolutë për ndaljen e emigrimit. Qeveria e kryeministrit Mustafa ndërmerr ndryshime në legjislacion për lehtësi për vende të reja pune

Postuar në 05 Shkurt, 2015 11:09

Me 69 vota pro, 2 kundër dhe 2 abstenime deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar rezolutën për pengimin e emigrimit ilegal të qytetarëve të Kosovës. Kjo rezolutë detyron qeverinë e Kryeministrit Isa Mustafa që të ndërmarrë masa urgjente për ndryshime në legjislacion për të krijuar lehtësira që çojnë në hapjen e vendeve të reja të punës. Draftin e rezolutës, e cila u harmonizua nga Grupet Parlamentare, e prezantoi në seancën e së enjtes deputetja Donika Kadaj Bujupi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Rezoluta e miratuar e detyron Ministrinë e Punëve të Brendshme që të ndërmarrë masa të reja që Policia e Kosovës të luftojë grupet kriminale të trafikimit të njerëzve. Ndërsa Ministria e Financave dhe Zhvillimit Ekonomik,  ajo e Integrimit e të tjerar duhet të raportojnë për çdo tri muaj në Kuvend për punën që kanë bërë në zbatim të masave që parashikon rezoluta për pengimin e emigrimit ilegal. Në sallë mungonin 9 deputetët e Listës Serbe, në shenjë proteste ndaj shkarkimit të Ministrit për Kthim dhe Komunitete, Jabllanoviç.

 

l.v

 

http://www.top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=292574&fundit

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.