Autostrada Nish-Prishtinë-Tiranë dhe hekurudha Beograd-Bar-Durrës-Vlorë, projekte të përbashkëta mes Serbisë dhe Shqipërisë

Samiti i Berlinit përcaktoi si kriter për financim për projektet e vendeve të Ballkanit Perëndimor, prezantimi e drafteve të përbashkëta. Kusht ky që nënkupton vendosjen e komunikimit politik. Dhe duket se në këtë kuadër, Serbia dhe Shqipëria do të prezantojnë si projekt të përbashkët ndërtimin e aksit Nish-Prishtinë-Tiranë. Kjo është bërë e ditur në takimin mes zv.ministres serbe të Ekonomisë, Zorana Milajloviç dhe ministrit Arben Ahmetaj, mbajtur sot në Tiranë. “Midis të tjerave, projektet janë: projekti i autostradës Nish-Prishtinë-Tiranë; i hekurudhës Beograd-Bar-Durrës-Vlorë; autostrada që ka filluar nga Beogradi për në Bar dhe autostrada që është shumë e rëndësishme për Shqipërinë, asaj që ne i referohemi Adriatiko-joniane ose “Autostrada e kaltër”. Kjo marrëveshje është pjesë e samitit të mbajtur nën kujdesin e kancelares gjermane Angela Merkel dhe ka qenë pjesë e diskutimeve të Kryeministrit Edi Rama gjatë vizitës së zhvilluar në Serbi”, tha Ahmetaj. Koelgia e tij serbe shtoi se “Serbia dhe Shqipëria duan të ecin përpara dhe patjetër që janë partnerë”, duke rikonfirmuar kështu se në shima të përgjithshme, dialogu mes dy vendeve nuk do të sfidohet nga probleme retorike të ditës.
http://www.oranews.tv/vendi/serbia-dhe-shqiperia-angazhohen-...
s.z
Add new comment