Obama dënon kryqëzatat e inkuizicionin; por kritikët mendojnë se ai duhet të fokusohet tek armiqtë e SHBA-ve

Postuar në 05 Shkurt, 2015 23:53

Deklaratat e djeshme të Barack Obama-s, në mëngjesin e lutjeve, kanë provokuar reagime të qarqeve konservatore në media e në politikë. Duke dashur t'u përcjellë një mesazh solidariteti të gjithë atyre myslimanëve që ndihen ligsht prej akteve terroriste që bëhen në emër të fesë së tyre, ai tha se akte të tilla janë kryer edhe nga kristianët. "Mos harroni se gjatë kryqëzatave e inkuizicionit është vepruar në emër të Jezu Krishtit; mos harroni gjithashtu se në vendin tonë, skllavëria dhe ligjet 'Jim Crow' (ligjet që kanë inkurajuar getto-izimin dhe nëpërkëmbjen e amerikanëve me ngjyrë deri në vitin 1965) janë justifikuar me emrin e Krishtit", tha ai.

Kritikët e këtij qëndrimi janë me idenë se Presidenti duhet të fokusohet në këtë moment më shumë tek armiqtë se SHBA-e, dhe se nuk është momenti për të bërë mea culpa të tilla, që në fakt janë bërë kohë pas kohe në botën e krishterë.

Re.Pu.

Comments

Submitted by O Tirona (not verified) on

Ne boten e krishtere? ardhur si koment redaksional i Respublica-s ky shenim eshte interesant, pasi ne ShBA te vetmit qe ngulin kembe qe Amerika eshte vend i krishtere e per rjedhoje pjese e 'botes se krishtere' jane te djathtet ekstrem. Te tjeret besojne dhe deklarojne se te thuash dicka te tille eshte te biesh ne kundershti me nje nga principet thelbesore te kushtetutes qe deklarohet kundra establishmetit te nje feje te vetme.

E dyta, perendimi vete-identifikohet si post-krishtere, pasi mbart edhe tradita kulturore dhe intelektuale qe ne fakt ishin si pergjigje, rezistence e lufta kundra sundimit te krishterimit. Atehere nga e gjeti Respublia kete idene se Amerika eshte pjese e botes se krishtere?

edhe nje sqarim: mea culpa-t jane bere pergjithesisht shume shekuj pas krimeve te kishes dhe vetem per ndihmesen per holokausitn u deshen disa dekada.

Submitted by Adriatik (not verified) on

Rrenjet judeo-kristiane te SHBA jane te padiskutueshme. One Nation Under God...ose Nje Komb me syte nga Zoti.

Disave ndoshta i vjen inat qe ata nuk thone Nje Komb me syte nga Allah ose Muhamedi.

Krishterimi e kreu procesinim e vet evolucional dhe sot kemi demokraci liberale, sekulariste. Liri te fjales, besimit, ekonomike. Fatkeqesisht, kjo nuk ka ndodhur dhe as ka per te ndodhur ne vendet myslimane. Sepse oslami dhe demokracia jane te papajtueshme.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.