Policia ushtarake ndalon një major dhe një kapiten. Dyshohet se janë pjesë e rrjetit ku ishte përfshirë Sokol Feka.

Postuar në 05 Shkurt, 2015 10:18

Dy ushtarakë të tjerë, njëri me gradën major  dhe tjetri kapiten dyshohet se janë pjesë e rrjetit ku ishte i përfshirë majori Sokol Feka. Ata janë ndaluar nga policia ushtarake për thyreje të disiplinës ushtarake dhe për lidhje me ish-pilotin e regjimentit të Farkës që gjeti vdekjen pas rrëzimit të helikopterit me 1 ton drogë gjatë fluturimit nga Maroku drejt Spanjës

Ministria e Mbrojtjes nuk ka dhënë më shumë detaje  për shkeljet e dy ushtarakëve të ndaluar, por sqaron se bëhet fjalë për thyrje të disiplinës ushtarake prej tyre. Nuk dihet ende nëse kjo thyerja e disiplinës së majorit dhe kapitenit të ndaluar  lidhet me daljet e tyre pa leje jashtë shtetit, ashtu si në rastin e majorit Feka.

Për të hedhur dritë mbi këto dyshime, Policia Ushtarake i është drejtuar me një kallëzimin Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

 

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.