Tjetër shkarkim te shkolla “Dhora Leka”. Largohet nga puna mësuesi që denoncoi drejtoreshën. Viso u vishte nxënësve bluza të bardha me fytyrën e tij të stampuar

Postuar në 05 Shkurt, 2015 10:34

“Balkanweb” zbulon një tjetër rast shkarkimi në shkollën “Dhora Leka” në Tiranë. Në fakt ka qenë vetë denoncuesi i drejtoreshës ai që është përjashtuar nga detyra për shkak se i detyronte nxënësit e tij të vishnin bluza të bardha me kokën e tij të stampuar. Dy ditë më parë, ishte vetë mësuesi i lëndës së Kimisë Kristaq Viso ai që përmes portalit, “Denonco.al” denoncoi drejtoreshën e shkollës në fjalë për autorizim të fëmijëve për të blerë libra jashtëshkollorë të paorientuar sipas rregullores së MAS, por edhe sepse vinte me vonesë në mësim dhe shkolla ishte e papastër. Po të njëjtin fat pati dhe nëndrejtoresha. Por sot është “larguar” dhe vetë mësuesi i Kimisë Kristaq Viso. Sipas Drejtorisë Arsimore Tiranë, shkak ishin disa elementë që janë quajtur “të papranueshëm”. Mësuesi i kimisë, i kishte veshur fëmijët në shkollë me bluza të bardha, në të cilën kishte stampuar kokën e tij.

 

l.v

 

http://www.balkanweb.com/site/pd-boci-u-shkarkua-dhe-mesuesi-qe-denoncoi-korrupsionin-tek-shkolla-dhora-leka/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.