Ambasadori italian në Kosovë: Ikja e kosovarëve, pengesë në liberalizimin e vizave

Postuar në 04 Shkurt, 2015 16:28

Migrimi i kosovarëve në masë është shndërruar tashmë në një klimë aspak të dëshirueshme jo vetëm nga qeveria e vendit por edhe nga ndërkombëtarët. Mediat kosovare raportojnë ditët e fundit deklarata të ndryshme të cilat e kritikojnë këtë ikje masive nga vendlindja e tyre. Arsyet ekonomike, papunësia dhe siguria e jetës i ka detyruar me dhjetëra e qindra kosovarë të braktisin shtetin e tyre ende të ri. Ajo që ngrenë zërin ndërkombëtarët është thirrja: “Kosovarët duhet ta duan vendin e tyre. Janë ata që duhet të punojnë për ta zhvilluar dhe ndërtuar atë”. Një porosi e tillë vjen edhe nga ambasadori i Italisë në Kosovë Andreas Ferrarese. Në intervistën mediatike për RTK, ai konsideron se shumë kosovarë janë viktima të organizatave kriminale që u premtojnë të ardhme në vendet e BE-së. Gazeta “Express” vijon zbardhjen e bisedës duke referuar fjalën e ambasadorit italian se “migrimi ilegal nuk është zgjidhje. Ai gjithashtu nuk ndihmon në liberalizimin e vizave”. Diplomati italian tha se kosovarët duhet të rrinë dhe të ndërtojnë vendin e tyre.

 

l.v

 

http://www.gazetaexpress.com/lajme/ambasadori-italian-ne-kosove-ikja-e-kosovareve-pengese-ne-liberalizimin-e-vizave-video-78350/

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.