Qeveria liçenson biznesin e varrezave private

Postuar në 04 Shkurt, 2015 13:57

Me një vendim të posaçëm qeveria ka vendosur të lejojë ngritjen e varrezave private, duke përcaktuar edhe kriteret që duhen plotësuar për të ushtruar një aktivitet të tillë.

Në vendimin e qeverisë që mban datën 4 shkurt përcaktohet se subjektet e interesuara për hapjen e një biznesi të tillë  duhet të aplikojnë pranë njësive të qeverisjes vendore ku kërkohet të zhvillohet aktiviteti.

Për të licensuar këtë aktivitet ekonomik bizneset duhet të paraqesin vërtetim nga organet tatimore për shlyerjen nga shoqëria të të gjitha detyrimeve tatimore, kur është shoqëri në aktivitet si dhe dokumentacionin që garanton mbrojtjen e biznesit nga falimenti dhe rregullon vazhdimësinë e aktivitetit. Për këtë nevojitet edhe  dokumenti origjinal ose kopja e noterizuar e ekstraktit të regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (dokument i lëshuar nga QKR-ja  jo më parë se 1 (një) muaj nga aplikimi.

 

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.