Anketimi i opinionit, 85% e shqiptarëve janë dakord të hapen dosjet e Sigurimit të Shtetit

Postuar në 05 Shkurt, 2015 01:46

Instituti për Integrimin e Ish të Përndjekurve Politikë të diktaturës komuniste publikoi të dhënat e një studimi mbi opinionin e qytetarëve për hapjen e dosjeve të Sigurimit famëkeq të Shtetit. Gazetari i “Zërit të Amerikës” Ilirian Agolli raporton se nga vrojtimi statistikor i mbështetur nga Fondacioni Konrad Adenauer u zbulua se të përndjekurit politikë dhe qytetarët e tjerë mendojnë njëlloj rreth hapjes së dosjeve të Sigurimit të Shtetit e Lustracionit. Rreth 85% e qytetarëve shqiptarë u shprehën se janë dakord të hapen dosjet e sigurimit famëkeq dhe këtu përfshihen të gjitha shtresat: të pasur dhe të varfër, të majtë e të djathtë, të përndjekur politike ose jo. Studimi zbuloi se njëlloj 85% të përndjekur dhe 84% qytetarë të tjerë janë dakord të hapen dosjet e Sigurimit, dhe vetëm 10% e banorëve nuk e miratojnë hapjen e dosjeve. “Aktualisht në Shqipëri banojnë më pak se 3 milionë banorë. Nga këta: Afro një e treta ka pastur një njeri të dënuar politik në familje gjatë diktaturës. Mbi 350 mijë banorë aktualë të Shqipërisë, ose një e dhjeta, kanë të pushkatuar nga diktatura të paktën një pjesëtar të familjes. Mbi 450 mijë banorë aktualë kanë pasur një të burgosur politik atëherë. Rreth 300 mijë banorë aktualë kanë pasur një të afërm të arratisur. Rreth 600 mijë shqiptarë të sotëm kanë pasur një të internuar në familje. Rreth 500 mijë kanë pasur një kulak dhe 320 mijë banorë kanë pasur një të afërm të përjashtuar nga partia e punës” raporton “Zëri i Amerikës”.

 

l.v

 

http://www.zeriamerikes.com/content/bilal-kola-eduard-zaloshnja-dosjet-e-sigurimit/2628713.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.