Piloti shqiptar në trafikun e drogës, nis “furtuna” në FA, 6 oficerë të strukturës lirohen nga detyra

Përfshirja e majorit Sokol Feka,në trafikun e drogës jashtë kufijve të Shqipërisë, u ka kushtuar vendin e punës 6 oficerëve të FA. “Gazeta Shqiptare” në një shkrim të sajin shkruan se me urdhër të Ministrisë së Mbrojtjes, prej tri ditësh, 6 oficerë të kësaj strukture janë liruar nga detyra dhe kanë dalë në dispozicion. Burime pranë FA ve bëjnë me dije se prej tri ditësh, 2 oficerëve të Policisë Ushtarake dhe 4 të tjerëve nga Forcat Ajrore iu është komunikua r urdhri, sipas të cilit, ushtarakët janë liruar nga detyra dhe janë vënë në dispozicio n të Forcave të Armatosura. Mësohet se urdhri ka ardhur pas ngjarjes së një jave më parë, teksa në Spanjë gjeti vdekjen majori shqiptar Sokol Feka, i cili pilotonte një helikopter të mbushur me drogë. Burime të sigurta nga Forcat e Armatosura, për “Gazeta Shqiptare” sqarojnë se 2 prej ushtarakëve që janë liruar nga detyra kanë pasur përgjegjësi si inspektorë krimesh për të mbuluar repartin e helikopterë ve në Farkë, aty edhe ku majori Feka punonte si instruktor, ndërsa katër oficerët e tjerë të liruar nga detyra janë pjesë e Forcave Ajrore. Burimet pranë MM shprehen se tek urdhri që iu është komunikuar 6 ushtarakëve nuk është shënuar motivacioni, por nën zë atyre iu është thënë se mbajnë përgjegjësi për përfshirjen e majorit Feka në trafikun e drogës.
l.v
Comments
para disa ditësh,kolegët e
<p>para disa ditësh,kolegët e sokol fekës,pilotë dhe këta, në intervistat e tyre thanë se nuk e gjykonin sokol fekën për atë që kishte bërë!arsyeja është sepse ai kisht borxhe!!</p><p>e para këta duhen larguar nga detyra e tyre si oficer të FASH!!e dyta duhet bërë një pastrim rrënjësor në këto forca!!nuk mund të quash forca të armatosura një grup personash që në radhë të parë nuk njohin rregullat më të thjeshta të moralit!me njerëz që duke mbrojtur paligjishmërinë janë të gatshëm të kryejnë krime!ata e gjejnë arsyen në pasjen e borxheve ose më keq në mospasjen e makinave lluksoze!!</p><p>nuk e di nëse në këta gjashtë bëjnë pjesë këta njerëz që nuk gjykonin aktin kriminal të një shoku të tyre,por nëse nuk bëjnë pjesë?atëherë duhen përzënë akoma disa të tjerë!!</p><p>tek këta njerëz nuk mund të kihet besim!janë të shitshëm,të shesin për para!!</p>
Add new comment