Opinion në “Der Spiegel”: “Gjermanët duhet të falin siç janë falur. Solidariteti, kursi i duhur me Greqinë. Ekziston rreziku që Tsipras të marrë para nga Rusia dhe Kina”

Postuar në 02 Shkurt, 2015 12:49

Dirk Kurbjuweit shkruan sot një opinion në të mirënjohurën gjermane “Der Spiegel”, përmes të cilit bën thirrje që për çështjen greke, duhet arritur kompromis. Gazetari gjerman shkruan se problemi me Greqinë është jetik për vetë Europën, sa kohë që ai shtron disa aspekte: së pari është fakti se pavarësisht pikëpamjeve apo qëndrimeve të qeverisë së re greke, ajo është legjitime. Dhe Europa, Gjermania në radhë të parë, nuk mund të shmanget nga kjo gjë. Kurbjuweit shkruan se në eventualitetin e daljes së Greqisë nga euro ka dy rreziqe: së pari, Tsipras do të sigurojë paratë nga Rusia dhe Kina dhe ka dhënë sinjale për këtë. “Edhe nëse Greqia del nga euro, ajo do të mbetet anëtare e BE-së, çka do të thotë se Putin apo Xi Jinping do të kenë një zë në Europë dhe në NATO”, shkruan ai. Së dyti është rreziku që vjen në tregje. “Europa mund të fitojë respekt vetëm përmes unitetit” vijon gazetari gjerman, për të shtuar se në situatën aktuale kërkohet tolerancë nga Gjermania. “Gjermanët janë falur nga të tjerët përgjatë historisë së tyre për kaq shumë gjëra. Ata duhet të jenë gjithashtu të aftë për të falur të tjerët. Pavarësisht gabimeve të nëra nga grekët, solidariteti mbetet kurai i duhur”, nënvizon ai, duke sugjeruar rishikim të normave të interesit. Sipas tij, Tsipras ka në dorë edhe kartën e provokimit të rritjes së ndikimit të partive populiste dhe nëse kjo ndodh, “atëherë Europa nuk ka më shanse”. Ky apel nga revista gjermane bëhet në një kohë kur ministri i Financave të Greqisë, Varoufakis, ka nisur një tur në Europë, duke shmangur Berlinin, në kërkim të një marrëveshjeje të re dhe kur nga ana tjetër, Shtëpia e Bardhë ka shprehur mirëkuptim për situatën në fqinjin tonë jugor.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.