Zv.ministri i Mbrojtjes deklaron se majori Feka është dënuar dy herë. “Mashtroi kur mori certifikatën e sigurisë nga DSIK”.

Postuar në 02 Shkurt, 2015 16:20

Zv. Ministri i Mbrojtjes Petro Koçi la deklaruar në “Opinion” se majori Sokol Feka ka mashtruar në vitin 2013 kur ka marrë certifikatën e sigurisë nga Drejtoria e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar. Kjo pasi sipas Koçit, ai është dënuar në vitet 2005 dhe 2007, sepse është larguar nga puna pa leje. Koçi ka shtuar se gjykata ka shkelur ligjin kur i ka dhënë Fekës vërtetimin e gjendjes gjyqësore, por edhe Feka ka mashtruar DSIK. Certifikata e fundit është lëshuar në maj të vitit 2013, kur drejtor i DSIK ka qenë Shyqyri Dekavelli, “emërtesë e Fatos Nanos, baxhanak i Bamir Topit”, ka shtuar deputeti demokrat Genc Strazimiri. I cili ka hedhur mendimin se çështja e ngritur nga Koçi nuk duhet marrë shumë parasysh pasi “mund të ketë qenë kundërvajtje penale, ose administrative dhe parashkruhet shumë shpejt”. Një informacion të pakonfirmuar ka dhënë në emision edhe gazetari Artan Hoxha, sipas të cilit “kjo nuk është hera e parë që Feka e bën këtë rrugë”.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.