Mbledhja e qeverisë për përmbytjet: Situata është kritike. Dalin para mediave Peleshi, Panariti e Tahiri

Mbledhja e qeverisë për të diskutuar për gjendjen në vend pas përmbytjeve të disa qarqeve si pasojë e reshjeve të shiut dhe daljes së lumenjve nga shtrati i tyre, e nisur në 8.30 të mbrëmjes, ka përfunduar.
Zv. Kryeministri Niko Peleshi deklaroi se Qeveria po përballon një situatë kritike në jug të vendit, ndërsa theksoi se Shtabet e Emergjencës në gjendje gatishmërie. Peleshi ka thënë gjithashtu se qeveria nëpërmjet ministrisë së Jashtme është vendosur në kontakt me Bashkimin Europian, ku ka kërkuar ndihmën e Komisioneve për Ndihmat Humanitare dhe Fqinjësisë së Mirë. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me policinë dhe Forcat e Armatosura për evakuimin e tyre. Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti bëri një paraqitje të situatës në të cilën ndodhen nën ujë sipërfaqe të mëdha toke, duke shtuar se hidrovoret po mbahen në gjendje pune.
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri tha se janë evakuuar rreth 300 familje. “Menjëherë është ngritur shtabi i emergjencës, ku marrin pjesë të gjitha agjencitë shtetërore që kanë rol dhe përgjegjësi të caktuar. Gjatë natës kemi evakuuar disa banorë që ishin edhe në kushtet e emergjencës shëndetësore. Kemi dërguar ndihmat e parë me ushqime” tha ministri.
a.k
Add new comment