Gazeta “Shqip” shkruan se Lindita Nikolla mund të jetë zgjedhja e PS-së për garën e Tiranës ndërsa Safet Gjici, për garën e Kamzës

Deklarimet e Agron Dukës dhe Artan Lames për të garuar në zgjedhjet vendore (përkatësisht në Durrës dhe Tiranë) kanë hapur “lojën” e kandidaturave për njësitë e reja vendore. Gazeta “Shqip” shkruan sot se Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, duket më e favorizuar nga PS-ja për të qenë kandidate për Bashkinë e Tiranës.
“Për metropolin shqiptar në radhët e PS-së përfliten Pandeli Majko, Lindita Nikolla dhe së fundmi Artan Lame, kreu i ALUIZNI-t, i cili nuk ngurroi të deklaronte hapur se do t’i pëlqente të konkurronte për Bashkinë e Tiranës. Në këto tre emra është fokusuar e gjithë vëmendja, edhe pse nuk është se gjithçka është përfundimtare. Pas vetëlargimeve të ministrave të tjerë si Erjon Veliaj (i përjashtuar publikisht nga Rama), Mimi Kodhelit dhe Saimir Tahirit, vëmendja duket se është fokusuar te ministrja e Arsimit. Kjo për faktin se Nikolla, më përpara mban mbi supe një eksperiencë të gjatë në drejtimin e njësive të qeverisjes vendore” shkruhet në artikull. E sa i përket Kamzës, gazeta shkruan se favorit për t’u kandiduar nga PS është Safet Gjici, prefekt i Kukësit dhe president i ekipit të futbollit të këtij qyteti.
Artikulli i plotë: http://gazeta-shqip.com/lajme/2015/02/01/beteja-per-tiranen-ministrja-nikolla-rivalizon-lamen-dhe-majkon-ne-ps/
n.k
Comments
Me duket se ky Rama eshte
<p>Me duket se ky Rama eshte trap fare. Po shih o buf ke duan votuesit jo ate qe ke qejf ti. Sepse Tirana eshte ne fije te perit dhe po humbe Tiranen Va a fare in culo...</p>
Add new comment