Epidemia e gripit, 16 mijë raste në një jave!

Vetëm në 1 javë, më shumë se 16 mijë persona kanë vizituar urgjencën. Duke cituar një raport të Institutit të Shëndetit Publik, gazeta “Mapo” shkruan se Shqipëria është përfshirë nga një epidemi gripi pasi rezulton se personat që i janë drejtuar urgjencës kanë qenë të infektuar me grip apo infeksione të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.
Sipas mjekëve shkaku i kësaj epidemie të gjerë është moti më i ftohtë krahasuar me vjet dhe rënia e efikasitetit të vakisnave. Mjekët këshillojnë kujdesjen ndaj moshave më të ekspozuara, fëmijët dhe të moshuarit pasi pritet që në mesin e muajit shkurt epidemia e gripit të arrijë pikun e saj.
n.k
Add new comment