Media italiane merr në analizë kreun e ri të shtetit, Vespa parashikon se ai nuk do të jetë një “prerës shiritash”

Postuar në 01 Shkurt, 2015 04:08

Në median italiane nuk kursehen vlerësimet për mënyrën e thjeshtë të jetesës dhe të sjelljes së presidentit të ri, të zgjedhur një ditë më parë. Agjencia e Lajmeve “Ansa” shkruan se kreu i ri i shtetit Sergio Mattarella, në ditën e parë të detyrës, ka vijuar me të njëjtat zakone.

Këtë mëngjes ai i është drejtuar kishës në qendër të Romës për të marrë pjesë në meshë. Ndryshe nga herët e tjera ai nuk ka marrë automjetin e tij tip Panda por ka preferuar të ecë në këmbë, pa dhënë asnjë deklaratë apo koment.

http://www.ansa.it/sito/notizie/speciali/corsa_al_colle/2015/02/01/quirinale-sergio-mattarella-presidente-della-repubblica_73d8bad8-21eb-4bd2-9506-1fdb480f5310.html

Pas zgjedhjes së kreut të ri të shtetit, mediat publikuan detaje nga e shkuara e tij dhe nga mënyra e jetëses së tanishme, ku evidentohej fakti se kreu i ri i shtetit jetonte në një apartament modest. Duke qenë një person që nuk e ka “preferuar” shumë ekspozimin publik, mediat janë detyruar të gërmojnë në arkivat e tyre për të nxjerrë disa prej qëndrimeve që ai ka mbajtur ndaj politikës .

E në fakt, në një intervistë të vitit 1991, ai është shprehur se “nuk bëhet politikë duke bërtitur”. E në fakt, analizat lenë të kuptohet se kreu i ri i shtetit mund të zgjedhë që mesazhet e tij t’i japë më shumë me vepra sesa me fjalë. E sa i përket veprave, sipas gazetarit Bruno Vespa, Mattarella nuk do të jetë një “prerës shiritash”

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.