Sergio Matarella pranë fitores së presidencës italiane. Raundi i katërt, Berluskoni refuzon të votojë

Postuar në 31 Janar, 2015 04:04

Mediat italiane të përfshira në garën presidenciale, raportojnë se pas dështimit të tre raundeve të para të votimit, ku nuk u arrit kuorumi prej 673 votash për zgjedhjen e presidentit të ri të Italisë, në parlamentin Italian ka nisur votimi i katërt. Emri më pranë presidencës është ai i Sergio Matarella, propozuar nga kryeministri Italian Matteo Renzi. Lideri i partisë Forca Italia, Silvio Berluskoni ka bërë të ditur se nuk do të votojë, ndërsa Renzi i ka bërë apel ekzekutivit të tij që të mos hezitojë të votojë emrin e propozuar nga mazhoranca në pushtet. Numri për të arritur kuorumin është ai 505 votave, ndërsa votimi ka nisur në orën 9 e 30 të mëngjesit.

 

l.v

 

http://www.ansa.it/sito/notizie/speciali/corsa_al_colle/2015/01/29/quirinale-mattarella-presidente-della-repubblica-renzi_26b6fb23-2d5e-470e-896d-d81939e2c4c0.html

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.