Ndryshimi i ideuar para vdekjes së Hoxhës? Ish-kreu i sektorit ushtarak të KQ: “Nё “pazaret politike”, duhet tё jetë kёrkuar qё reforma tё niste pas vdekjes sё Enverit”

Postuar në 28 Janar, 2015 17:20

Gazeta "Dita" boton këto ditë një intervistë, të ndarë në disa pjesë, me Qani Durajn, ish-shef i Sektorit Ushatark të Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë. Një pozicion i rëndësishëm për kohën. Duraj është përqendruar më marrëdhëniet mes partisë dhe ushtrisë, raportet e shtabit me Enver Hoxhën, heqjen e gradave, importimin e modelit kinez, përpunimin e teorisë së mbrojtjes dhe spastrimet që u bënë në ushtri. Intervista pajton rrëfimin me refleksionin nga një dëshmitar i nivelit të lartë. Në numrin e djeshëm Duraj jepte mendimin se një nga shkaqet e spasteimeve në ushtri, ishte edhe kalimi i pushtetit, në kushtet kur siç thotë ai “ishte kuptuar se sistemi kishte dështuar”.

“Etiketimi “puçist” i elitёs drejtuese tё shtetit shqiptar, mё vjen si skenar i mirёpёrgatitur nga ata qё ideuan dhe zbatuan kthimin e Lindjes nё Perёndim. Enver Hoxha e ruajti domenin e vet, duke sakrifikuar gjithё tё tjerёt. Enver Hoxha para se tё largohej nga “anija e tij”, mbyti gjithё ekuipazhin e urёs sё komandimit. Ky xhest edhe sikur t’i ketё “shёrbyer Demokracisё”, ёshtё amoral, i paparё dhe i dёgjuar nё asnjё vend tё botёs...Me gjeneralёt nё komandё, do mund tё realizohej ndёrrimi paqёsor i sistemit totalitar me atё demokratik, siç ndodhi? Po vetë Enveri, a do ta lejonte kalimin paqёsor, po tё qe gjallё?! Do pranonte qё shtatoren e tij ta tërhiqnin zvarrë?! Gjykoj se Enveri ka qenё i ndёrgjegjshёm pёr atё qё bёri, i bindur se sistemi i tij kishte dёshtuar dhe, pёr dёshtimin e tij, nuk kishte bёrё pak edhe vetë me “reformat e dёshtuara”. I mbetej tё likujdonte edhe dёshmitarёt kryesorë tё atij sistemi, qё veças e sё toku i patёn dhёnë jetё atij sistemi. Nё “pazaret politike” qё mund tё jenё bёrё, duhet tё jetë kёrkuar qё reforma tё niste pas vdekjes sё Enverit dhe pasardhёsi i tij, tё qe njeriu i familjes, Ramizi de jure, Nexhmija de fakto. Pretendimi i Liljana Hoxhёs, nё njё intervistё televizive, se Enverit ia shpejtuan vdekjen, mund tё ketё lidhje me afatin e kthesёs sё madhe qё pritej tё zbatohej”, shprehet Duraj. Pra, Enveri përgatit demontimin e sistemit të dhunës, duke likujduar ata që nuk do të pranonin këtë kompromis, apo do dëshmonin për të, duke i lënë Ramiz Alisë të drejtën për të shtyrë në greminë atë që kishte mbetur. Ngjan si një vepër diabolike që do të mbetet në sipërfaqen e diskutimit dhe hamendësimit, sa kohë që nuk do të ketë studime të mirëfillta, të dokumentuara, për ta bërë historinë alternativë të parë për të kuptuar një epokë, që po shtjellohet prej 24 vjetësh me dëshmi, kujtime apo copëza që më shumë ngatërrojnë sesa zbardhin të vërtetat.
http://www.gazetadita.al/histori-pergjimet-ish-shefi-i-sektorit-ushtarak...ёve-parapriu-asgjesimin-e-mehmetit/
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.