Arkiv-Lajme

BE ka ndërmend të vijojë sanksionet ndaj Rusisë deri në shtator. Shkak, zhvillimet në Ukrainë

Postuar në 28 Janar, 2015 14:16

Sanksionet ndaj Rusisë do të vazhdojnë. Bashkimi Europian ka ndërmend të zgjasë “bllokadën” ndaj Kremlinit, madje të zgjerojë gamën e përfshirjes së të. Agjencia e lajmeve “Reuters” njofton se BE-ja ka bërë gati një draft që do t’u propozohet ministrave të Jashtëm të 28 vendeve anëtare që takohen nesër, pas zhvillimeve në Ukrainë. Drafti parashikon “zgjatjen në kohë të masave kufizuese ndaj personave dhe njësive, për shkak të kërcënimit dhe minimit të sovranitetit të Ukrainës deri në shtator 2015...”. Po kështu BE kërkon zgjerimin e listës së personave që preken nga sanksionet.

Ambasada greke: Ja pse u anullua vizita e Tsipras në Tiranë

Postuar në 28 Janar, 2015 12:45

Kishte zëra se ishte Edi Rama që anulloi vizitën e Aleksis Tsipras në Tiranë dhjetorin e kaluar me kërkesë të kancelares gjermane, Angela Merkel. Por ambasada greke në Tiranë, e cila kishte përgatitur të gjitha detajet e vizitës së Aleksis Tsipras në kryeqytetin shqiptrar dhjetorin e kaluar, konfirmoi për ResPublica se ishin zhvillimet politike në Greqi që ndryshuan axhendën e kreut të SYRYZA-s.

Dhoma Amerikane kërkon pezullimin e ligjit për TVSH deri në korrik. "Ministria e Financave nuk po i jep mundësi biznesit të njihet me procedurat"

Postuar në 28 Janar, 2015 11:25

Në një deklaratë për shtyp Dhoma Amerikane shpreh shqetësimin se ndërkohë që ligji i ri i TVSH-së ka hyrë në fuqi që në datën 1 janar 2015, akoma nuk është miratuar Udhëzimi i Ministrisë së Financave që do të bëjë të mundur implementimin e saktë të këtij ligji dhe sqarimin e shumë skemave dhe procedurave të veçanta (psh skemat e veçanta për cigaret dhe kartat e parapaguara).

Divorc pas 18 vitesh, moderatori italian Pipo Baudo flet për marrëdhënien me ish-gruan, këngëtaren lirike Katia Riçareli

Postuar në 28 Janar, 2015 11:13

Disa vite pas mungesës në televizion, Pipo Baudo bëhet i gjallë përmes një interviste të gjatë për të përjavshmen “Di Più” duke lëshuar dhe komente personale mbi divorcin e këngëtaren lirike Katia Riçareli pas një martese që zgjati 18 vjet. Ndarja e tyre nuk ka qenë fort e qetë, përfshirë deklaratën se zgjodhën të ndjekin këtë rrugë, duke e menduar shumë herë e duke e mbajtur përbrenda të gjithë vuajtjen që derivonte nga dështimi i një marrëdhënieje të mbijetuar me detyrim.

Kritikat e Ben Blushit në adresë të Albin Kurtit, përgjigjet Jakup Krasniqi: “Integriteti është aty ku shkalla e rrezikshmërisë është e madhe”

Postuar në 28 Janar, 2015 10:56

Sot Ben Blushi shkruante një opinon me titull: “Ça ke Albin?”, ku bënte kritika për qëdrimet e kreut të Vetëvendosjes, që e quante produkt të leximit të librave dhe të paavtë për llogari; kritika edhe për protestën e fundit, të cilën deputeti socialist e ka parë si përpjekje për të marrë pushtetin me forcë. Ose që mund të interpretohet si e këtillë. Dhe ka ardhur një përgjigje nga Jakup Krasniqi që hedh poshtë ato që thotë Blushi. “Librat me kanë dërguar që t’i kaloj më shumë se dhjetë vite burg në burgjet jugosllave.

Luftë pallatesh mes Bashkisë së Tiranës dhe qeverisë. Padi dhe akuza...

Postuar në 28 Janar, 2015 09:08

Ekonomia e vetme në Tiranë duket se janë pallatet. Më mirë sesa te numri i tyre, kjo mund të vihet re te lufta politike që zhvillohet mes Bashkisë dhe qeverisë, që edhe në rastin e fundit lidhet me një pallat. Sot Artan Lame dhe Artan Shkreli, dy protagonistë të asaj që quhet “trashëgimia e Tiranës” kanë dalë në një konferencë për shtyp, përmes së cilës kanë denoncuar ndërtimin e një pallati në rrugën e Elbasanit. “Në muajt e fundit të kësaj qeverisje të qytetit Bashkia e Tiranës me kryetarin e saj po japin lejet e ikjes.

2/5 e rritjes së importeve të 2014-ës, u destinua për investime

Postuar në 28 Janar, 2015 08:34

Nga të dhënat e tregtisë së jashtme që publikoi sot INSTAT-i, rezulton se rritja e importeve gjatë 2014-ës ka qenë 35 miliardë lekë të reja, në krahasim me vitin paraardhës, ose 7%. 2/5 e kësaj rritje ka ardhur nga grupet “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” e “Materiale ndërtimi dhe metale”, të cilat janë të destinuara për investime. Ndersa 3/5 e rritjes se importeve u destinua per konsum.

Rrritja e eksporteve gjatë 2014-ës, përjashtuar grupin volatil “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike”, ka qenë 23 miliardë lekë të reja, ose 15%.

Ministri i Bujqësisë deklaron mbështetje për krijimin e kooperativave bujqësore, ndërkohë që çështja e tokës mbetet e pazgjidhur

Postuar në 28 Janar, 2015 07:12

Qeveria shprehet pro krijimit të kooperativave bujqësore. Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka deklaruar se modeli i kooperativave bujqësore është konkurues. “Ne mbështesim bashkimin, mbështesim suksesin, pasi ky bashkim provon që është i tillë, provon që është konkurues, që është prodhues, provon që është mbizotërues në treg dhe eksport. Kjo duhet theksuar edhe me qendrat e grumbullimit, që u ofrojnë perspektivë prodhimit bujqësor për t’u grumbulluar dhe për t’u magazinuar. Këto krijojnë atë zinxhir vlerash që stimulon edhe bashkimin e fermerëve”, tha ai në një takim me fermerë.

Komente në Shqipëri(vend jashtë Europës) për fitoren e Syrizës– Alfred Lela: “Të majtët duan të jetojnë si kapitalistë dhe në botën tjetër të ikin si revolucionarë”

Postuar në 28 Janar, 2015 06:17

Po shkruajnë të gjithë për fitoren e Syrizës në Greqi. Fitore e cila duket se shqetëson, sa për efektet, ashtu edhe për mesazhet. Një qasje ka dhënë sot në gazetën “Mapo” Alfred Lela, që i është afruar zhvillimeve “si i djathtë”. Për Lelën, problemi me fitoren e Syrizës do kërkuar të simptomat e filozofisë së të majtëve që “duan të jetojnë si kapitalistë, por duan të ikin në botën tjetër si revolucionarë”.

Freedom House: Shqipëria, vend pjesërisht i lirë. Problemet ato që njihen: Konflikti politik, korrupsioni, gjyqësori i politizuar dhe pandëshkueshmëria

Postuar në 28 Janar, 2015 04:55

Freedom House ka vlerësuar sërish si “pjesërisht të lirë” Shqipërinë. Nota 3 në një sh,pkallë vlerësimi nga 1 në 7, dëshmon për mbetje në vend, ndonëse Shqipërisë iu dha statusi i vendit kandidat. “Vendi vazhdoi të vuante pasojat e mosmarrëveshjeve politike, përfshirë bojkotimin e parlamentit nga opozita, mosndëshkimin e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë të akuzuar për korrupsion dhe një trashëgimi emërimesh politike në postet e gjyqtarëve”, vlerëson raporti.
s.z

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme