Komente në Shqipëri(vend jashtë Europës) për fitoren e Syrizës– Alfred Lela: “Të majtët duan të jetojnë si kapitalistë dhe në botën tjetër të ikin si revolucionarë”

Postuar në 28 Janar, 2015 06:17

Po shkruajnë të gjithë për fitoren e Syrizës në Greqi. Fitore e cila duket se shqetëson, sa për efektet, ashtu edhe për mesazhet. Një qasje ka dhënë sot në gazetën “Mapo” Alfred Lela, që i është afruar zhvillimeve “si i djathtë”. Për Lelën, problemi me fitoren e Syrizës do kërkuar të simptomat e filozofisë së të majtëve që “duan të jetojnë si kapitalistë, por duan të ikin në botën tjetër si revolucionarë”. Lela thotë se edhe kjo e Greqisë, na çon te psikologjia e armikut të jashtëm: “Eksitimi i çliruar nga testosteroni ideologjik, euroskeptik apo antieuropian i një pjese të së majtës në Tiranë pas fitores së Tsiprasit i dëm mendimit. I pajis shqiptarët me psikologjinë e akontraktualitetit. T’i rrëmbejmë Europës (kësaj kurve të motit) ç’të mundemi e t’i tregojmë bërrylin më pas. Sigurisht, ndër të majtët rrënjët e këtij bihejviorizmi mund t’i gjesh që në incidentin e Kanalit të Korfuzit. Të gjithë e dinë historinë e mbjelljes me mina të ngushticës detare nga jugosllavët nën bekimin e komunistëve shqiptarë dhe refuzimin, si të njohjes së fajit ashtu dhe të pagimit të reparacioneve. Përligjia u gjet, siç e gjejnë komunistët gjithmonë, te një konspiracion: minat i mbollën britanikët, të cilëve u interesonte incidenti për qëllime gjeopolitike. Pikasja si fajtor e një fuqie të huaj apo ‘forcash të jashtme’ është gjithmonë në natyrën e pandershmërisë dhe spekulimit”, shkruan Lela. Çfarë nuk është e përligjur në të vërtetë në komentet që kanë pushtuar shtypin shqiptar, është vlerësimi i votës dhe zgjedhjes së një shoqërie tjetër, me perspektivën zhvillimeve shqiptare. Zgjedhjet greke mund të jehojnë në planin social në Shqipëri, si ngacmim, apo si një shembull reagimi, por në çdo pikëpamje tjetër ato janë një Çështje e Europës dhe e Greqisë. Dhe Shqipëria as i afrohet Europës në asnjë lloj standardi, pasi për të cituar Fatos Lubonjën “është karikaturë e sistemit të saj”.
s.z

Comments

Submitted by Dr. Jogn (not verified) on

Un nuk e di se mbi cbaza ky Alfred Lela na merrka persiper te verteten e incidentit te kanalit te korfuzit. Apo nje paragraf me shume i duket vetja me intelektual, se per mendimin tim me ato qe ka thene per incidentin e kanalit te korfuzit thjesht ka tregu sa idiot injorant qe
qenka.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.