Ministri i Bujqësisë deklaron mbështetje për krijimin e kooperativave bujqësore, ndërkohë që çështja e tokës mbetet e pazgjidhur

Postuar në 28 Janar, 2015 07:12

Qeveria shprehet pro krijimit të kooperativave bujqësore. Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka deklaruar se modeli i kooperativave bujqësore është konkurues. “Ne mbështesim bashkimin, mbështesim suksesin, pasi ky bashkim provon që është i tillë, provon që është konkurues, që është prodhues, provon që është mbizotërues në treg dhe eksport. Kjo duhet theksuar edhe me qendrat e grumbullimit, që u ofrojnë perspektivë prodhimit bujqësor për t’u grumbulluar dhe për t’u magazinuar. Këto krijojnë atë zinxhir vlerash që stimulon edhe bashkimin e fermerëve”, tha ai në një takim me fermerë. Krijimi i kooperativave bujqësore është përmendur edhe më herët gjatë qeverisë “Berisha”, por ka shumë specialistë që thonë se krijimi i kooperativave është praktikisht i pamundur me fragmentarizimin e tokës bujqësore.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.