Arkiv-Lajme
Ndërron jetë Gent Demaliaj, vokali i rrallë i “Djemve të Detit”, pas një sëmundjeje të rëndë
Ikona e grupit “Djemtë e detit” nga Lezha, një ndër këngëtarët më të mirë të rrokut në Shqipëri, Gentian Demaliaj, ka ndërruar sot jetë, pas një sëmundjeje të rëndë, nga e cila ai vuante prej vitesh.
Në vitin 2013 ai u diagnostikua me kancer dhe që atëherë ai bënte vazhdimisht kimioterapi në Tiranë dhe Itali, ndërsa qeveria shqiptare i akordoi një shumë prej 35 milionë lekësh për t’u kuruar. Demaliaj do të mbahet mend për këngë si “Jakup Ferri”, “Ëndrrat që për ty i thura”, “Jo tani”, “Epos”, “Mos qaj”, etj,.
a.k
Venizelos drejt dorëheqjes nga kreu i PASOK-ut. Andreas Loverdos dhe Foti Gennimata, dy kandidatë të mundshëm
Kreu i socialistëve grekë, Evangelos Venizelos, do të lërë postin e kryetarit të partisë. Media greke “Protothema” njofton se Venizelos do të nisë procesin shumë shpejt dhe kjo lëvizje do të pasohet nga mbajtja e një kongresi diku nga muajin mars ose më vonë. Andreas Loverdos dhe Foti Gennimata janë dy kandidaturat që përfliten si pasues të mundshëm të Venizelosit. E majta greke pësoi humbjen më të rëndë në këto zgjedhje, duke e nxjerrë PASOK-un në udhëkryq të ekzistencës politike.
s.z
Stil dhe pushtet, shpallet qeveria e ministrave pa kollaro…
Përzgjedhja si ministra të qeverisë greke duket se nuk ka ndryshuar diçka në jetën e figurave politike të SYRYZA-s që u përzgjodhën nga kryeministri Cipras për të drejtuar dikasteret e kabinetit të ri qeveritar. Madje shfaqja e tyre ishte në përputhje edhe me imazhin publik të kryeministrit Tsipras, i cili në ceremoninë e mandatimit nga presidenti Papulias u shfaq me një kostum pa kollaro. Të njëjtën gjë bënë edhe ministrat e qeverisë së Radikalëve të Majtë.
Pranga Shpend Ahmetit nga policia, kryetari i Prishtinës lirohet në rajon. “Do padisim për arrestim të paligjshëm”, thotë avokati
Express e Prishtinës njofton se është arrestuar kryetari i komunë së Prishtinës, Shpend Ahmeti. Ky lajm është konfirmuar edhe nga drejtuesit e lëvizjes Vetëvendosje. Arrestimi i Ahmeti është bërë në rrugën “Rexhep Luci”, por në rajonin e policisë ai është liruar. Avokati Tomë Gashi tha për Express se Shpend Ahmeti u arrestua në mënyrë të kundërligjshme. Sipas tij, nuk ka pas asnjë arsye për arrestim në shesh, dhe këtë e vërteton lirimi i menjëhershëm i tij. “Nga stacioni policor Ahmeti ka deklaruar se do të ndërmarrë procedura ligjore për arrestim të paligjshëm” , tha Gashi.
a.k
Protesta bëhet e dhunshme në Prishtinë, të lënduar dhe të arrestuar mes simpatizantëve të Vetëvendosjes
Një proteste e fuqishme e Vetëvendosjes në Prishtinë ka marrë përmasa të dhunshme, me shumë protesues të arrestuar dhe eksponentë të lënduar të Lëvizjes. Policia ka deklaruar se protestuesit e dhunshëm kanë provokuar duke hedhur gurë, ndërsa forcat e rendit kanë reaguar me barrikada, bllokim rrugësh dhe bombola me ujë. Policia e Kosovës i ka penguar protestuesit të mbajnë edhe fjalime para objektit të Qeverisë, duke konfiskuar podin ku do të mbanin fjalime organizatorët e protestës.
Opozita kthen në amendamente kërkesat e protestës. Kërkon që taksa e qarkullimit të kthehet 7 lek/litri, ndërsa tvsh-ja per energjinë të bëhet 6%
Pas protestës për çmmin e naftës opozita ka konkretizuar në nisma ligjore dy propozime që synojnë uljen e çmimit të karburanteve dhe tarifat e energjisë elektrike. Bëhet fjalë për dy amendamente që i janë dorëzuar kuvendit dhe që propozojnë ndryshimin e Ligjit për Taksat Kombëtare dhe ndryshimin e Ligjit për TVSH. Më konkretisht është propozuar rikthimi I taksës së qarkullimit në nivelet e mëparshme 7 lekllitri për gazoilin dhe benzinën dhe uljen me 14% të TVSH për energjinë elektrike sipas vetë premtimit elektoral të Edi Ramës për ta bërë atë 6 %.
l.m
Akt simbolik apo mesazh që Gjermania t’i paguajë Greqisë reparacionet e luftës?
Në të parin akti simbolik menjëherë pas marrjes së pushtetit, Aleksis Tsipras vendosi një kurorë me lule në memorialin kushtuar 200 grekëve të pushkatuar nga nazistët si hakmarrje ndaj vrasjes së një oficeri të Vermahtit.
E përditshmja amerikane “The Washington Post” shkruan se Tsipras e ndërmorri këtë akt për t’i kujtuar Gjermanisë reparacionet e luftës që sipas vlerësimeve shkojnë në 200 miliardë dollarë. Një kërkesë e hershme kjo e Tsipras edhe në kohën që ai ishte në opozitë. Kjo shumë përbën aktualisht 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Greqisë.
Kasano padit Parmën, nuk i jep rrogën prej 7 muajsh. Ekipi i blerë nga Rezart Taçi, në fund të klasifikimit
Antonio Kasano ka ndërprerë kontratën e tij me ekipin e Parmës. Arsyeja, mosmarrja e pagesës prej 7 muajsh. Ekipi i Parmës vuan prej kohësh një krizë ekonomike, që ka të bëjë me mospagesën e taksave, ndërsa së fundmi ekipi emiljan është blerë nga biznesmeni shqiptar Rezart Taçi. Momentalisht renditet në fundin e tabelës.
Më në fund, qeveria “sajdis” me ligj ish presidentët. Përfitojnë zyra me vendim qeverie, në ndërtesën pranë min. së Drejtësisë
Zyra pune falas ish-presidentëve të shtetit shqiptar, si dëshmi e kujdesit të shtetit. Vendimi i qeverisë është marrë në fund dhjetorit të vitit 2014, por u bë publik në Fletoren zyrtare të 21 janarit të këtij viti. Një godinë disakatëshe në qendër të Tiranës, pranë ministrisë së Drejtësisë do t’i bëjë bashkë ish-presidentët e Shqipërisë. Propozimi është bërë nga vetë Kryeministri. Është fjala për katër apartamente të godinës nr.
Sot Meta uron Cipras për fitoren. Rama dje te Xhunga, “e urova me shkrim. Vizitën e anulloi se filloi kriza”.
Kryeministri Rama sqaroi dje në mbremje te Rudina Xhunga, arsyen e mosardhjes së kreut të Syrizas, Aleksis Cipras në Tiranë, në një vizitë të planifikuar. Sipas Ramës, ishte kriza parlamentare që nisi në mes të dhjetorit ajo që anulloi vizitën. Nga ana tjetër, Rama pohoi se ai e uroi Ciprasin për fitoren, por “me shkrim”. Një hap më tej shkoi sot eksponenti tjetër i së majtës shqiptare, kreu i Kuvendit Ilir Meta, që e uroi Ciprasin për fitoren dhe e falenderoi për qëndrimin ndihmues ndaj emigrantëve tanë. “Ne i vlerësojmë shumë marrëdhëniet me Greqinë”, shkruan Meta.