Akt simbolik apo mesazh që Gjermania t’i paguajë Greqisë reparacionet e luftës?

Në të parin akti simbolik menjëherë pas marrjes së pushtetit, Aleksis Tsipras vendosi një kurorë me lule në memorialin kushtuar 200 grekëve të pushkatuar nga nazistët si hakmarrje ndaj vrasjes së një oficeri të Vermahtit.
E përditshmja amerikane “The Washington Post” shkruan se Tsipras e ndërmorri këtë akt për t’i kujtuar Gjermanisë reparacionet e luftës që sipas vlerësimeve shkojnë në 200 miliardë dollarë. Një kërkesë e hershme kjo e Tsipras edhe në kohën që ai ishte në opozitë. Kjo shumë përbën aktualisht 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Greqisë.
Sot Tsipras është uruar edhe nga kencelarja Merkel e cila shpreson në thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, duke i kujtuar kreut të SYRYZA-s se ka një përgjegjësi të madhe përpara në detyrën si kryeministër.
l.m
Comments
Gjermania ja ka paguar
<p>Gjermania ja ka paguar njehere greqise shqiperise dhe te gjithe vendeve demshperblimin. gereket jane bere me meire pas nderhyrjes se gjermanise sepse hale kane qene... edhe bejne sikur cfare lufte kane bere e demesh kane pesuar. Pffffff rrace e keqe. Dhe te mendosh qe gjermanise po i bie ne fytyre "peshtyma e Otos"...</p>
Add new comment