Venizelos drejt dorëheqjes nga kreu i PASOK-ut. Andreas Loverdos dhe Foti Gennimata, dy kandidatë të mundshëm

Kreu i socialistëve grekë, Evangelos Venizelos, do të lërë postin e kryetarit të partisë. Media greke “Protothema” njofton se Venizelos do të nisë procesin shumë shpejt dhe kjo lëvizje do të pasohet nga mbajtja e një kongresi diku nga muajin mars ose më vonë. Andreas Loverdos dhe Foti Gennimata janë dy kandidaturat që përfliten si pasues të mundshëm të Venizelosit. E majta greke pësoi humbjen më të rëndë në këto zgjedhje, duke e nxjerrë PASOK-un në udhëkryq të ekzistencës politike.
s.z
Comments
Humoristi i njohur Lazopulo e
<p>Humoristi i njohur Lazopulo e ka quajtur Pasok-un "parti e majte qe lan dyshemete e te djathtes". Tani te djathtes ja moren dyshemene , keshtu qe kjo parti(pasoku) lirohet nga detyra e pastrueses.</p>
Add new comment