Arkiv-Lajme
Jahjaga, nga Presidenca në krye të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës?!
Një agjenci lajmesh raporton se Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga është duke menduar seriozisht që të lërë postin e kreut të shtetit për të kaluar në një post tjetër udhëheqës të rëndësishëm të vendit. Agjencia “Lajmi.net” shkruan se në kushte anonimiteti, një diplomat perëndimor që vepron në Prishtinë është shprehur se Presidentja Atifete Jahjaga është duke e menduar seriozisht që të japë dorëheqjen nga posti i Presidentes së vendit dhe të kalojë në krye të Agjencisë Kosovare të Intelegjencës (AKI).
Takimi i Romës, pasojë e Procesit të Berlinit? Kjo thuhet vetëm nga pala shqiptare
Më 23 janar u zhvillua në Romë takimi tripalësh mes ministrave të Jashtëm të Italisë, Serbisë dhe Shqipërisë, respektivisht Paolo Gentiloni, Ivica Daçiç dhe Ditmir Bushati. Takimi pason vizitën e kryeministrit italian, Matteo Renzi në Shqipëri si dhe deklaratën e tij në Strasburg më 13 janar, ku do të shprehej se “Europa nuk mund të bëjë pa Shqipërinë dhe pa Serbinë”. Mirëpo se çfarë synon takimi, këtë vështirë se mund ta marrësh vesh nga njoftimi që jepet në faqen e Ministrisë së Jashtme. Për më tepër që aty është ndërfutur edhe një përfundim që nuk rezulton nga asnjë zhvillim.
Basha paralajmëron se protesta e nesërme është “hapja e një pranvere protestash të pandalshme” kundër qeverisë
Protesta e nesërme kundër çmimit të lartë të karburantit shënon edhe nisjen e një serie protestash anti-qeveritare në vend. Ky është paralajmërimi i Lulzim Bashës, kryetar i Partisë Demokratike. Basha zgjodhi të cilësojë protestën e nesërme si nisjen e “pranverës së protestave”.
Ministri i Jashtëm Bushati i kërkon Nishanit largimin e ambasadorit Ceka, Presidenti e refuzon!
Lëvizjet në diplomaci kanë rikthyer sërish përplasjet mes Presidencës dhe ministrisë së Jashtme shqiptare. Përplasja më e fundit, sipas televizionit informativ“A1 Report” lidhet me ambasadorin në Itali, Neritan Ceka.
Mustafa i quan “dyfytyrësh” AAK-në, VV-në dhe Nismën: “Ishin të gatshëm t’ia dorëzonin Trepçën kreditorëve serbë e grekë”
Pas kërkesës për dorëheqje që i erdhi nga sheshi para godinës së qeverisë, kryeministri Isa Mustafa i është kundërpërgjigjur ish-aleatëve të dikurshëm të bllokut opozitar duke i cilësuar ata si “dyfytyrësh”. Sipas tij, deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të Vetëvendosjes dhe ata të Nismës, të cilët organizuan dhe mbështetën protestën e djeshme që u përshkallëzua në akte dhune, më parë kanë votuar për likuidimin e Trepçës dhe se ishin të gatshëm që atë t’ua falnin kreditorëve nga Serbia dhe Greqia.
Media italiane analizon tendencën e servirjes së imazheve filmike “ekskluzive” nga qeveria. “La Stampa”: Një telekamera “hije” shoqëron Renzin!
Kohët e fundit, mediet italiane po “përballen” gjithnjë e më shumë me tendencën e qeverisë për ofrimin e imazheve filmike të parapërgatitura. E përditshmja italiane “La Stampa” evidenton se prej muajsh, ka një kamera “hije” që në heshtje shoqëron kryeministrin italian Matteo Renzi dhe që shërben për kapjen e imazheve nga vende ku kamerat e televizioneve të tjera nuk filmojnë. Më pas, pamjet kurohen dhe u jepen për transmetim televizioneve (praktikë që në Shqipëri ndiqet prej vitesh).
Llogaritja e “Shqip”: E majta fiton 50 nga 61 bashki në zgjedhjet e 21 qershorit
Në zgjedhjet e ardhshme e majta në pushtetin qëndror mund të fitojë 50 nga 61 njësi të pushtetit vendor, të krijuara nga harta e re administrative-territoriale. Kështu shkruan gazeta “Shqip” që ka bërë një projektim të rezulteve të zgjedhjeve të shkuara në hartat e reja të bashkive.
Në artikull shkruhet se “nëse merr votat e vitit 2013, koalicioni PS-LSI fiton edhe Shkodrën” (e cilësuar si bastion i PD). Gjithsesi, bëhet edhe sqarimi se kjo përllogaritje ka efekt vetëm statistikor pasi votat mund të lëvizin si pasojë e disa faktorëve të ndryshëm social-politikë.
n.k
Greqia në zgjedhje, Europa në pritje të rezultatit
Në Greqi, sot në mëngjes, janë hapur rreth 20 mijë qendra votimi për zgjedhjet legjislative në të cilat rezultati mund të jetë vendimtar për vijimësinë ekonomike e politike të të gjithë Bashkimit Europian. numri i personave që kanë të drejtë vote është rreth 10 milion.
“Fatura financiare e Muzeut të Përgjimit, 1 milion euro” shkruan “GSH” që ngre pikëpyetje rreth sigurisë së financimit
Kthimi i Shtëpisë së Gjetheve në Muze të Përgjimit kap shifrën financiare të 1 milion eurove. Kështu shkruan sot “Gazeta Shqiptare”, që ka arritur të sigurojë disa foto nga brendia e saj. Gazeta shkran se Kuratorë të muzeut do jenë Bashkim Shehu dhe Elisabet Terragni. Në dokumentin “Parashikim paraprak për financim” të Ministrisë së Kulturës shifra e dhënë është 970 mijë euro. Dhe kjo, pa kostot operative.
Intervista/ Ilirian Shima: Lushnjes i dhurova një shqiponjë “seksi”. Vepra ime lindi nga bërthama dhe energjinë e saj e mbart gjithmonë me vete
nga Leonard Veizi