Jahjaga, nga Presidenca në krye të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës?!

Një agjenci lajmesh raporton se Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga është duke menduar seriozisht që të lërë postin e kreut të shtetit për të kaluar në një post tjetër udhëheqës të rëndësishëm të vendit. Agjencia “Lajmi.net” shkruan se në kushte anonimiteti, një diplomat perëndimor që vepron në Prishtinë është shprehur se Presidentja Atifete Jahjaga është duke e menduar seriozisht që të japë dorëheqjen nga posti i Presidentes së vendit dhe të kalojë në krye të Agjencisë Kosovare të Intelegjencës (AKI).
“Vendimin pritet ta marrë ajo në ditët në vijim. Kjo është edhe arsyeja pse nuk është përmendur asnjë emër për udhëheqës të AKI-së që nga koha kur ka dhënë dorëheqje Bashkim Smakaj” shkruan agjencia. Në anën tjetër, nuk mungon as prononcimi zyrtar i Presidencës. “Zyra e Presidentes nuk i komenton informacionet hipotetike të mediave dhe spekulimet e tyre. Presidentja Jahjaga ka mandat kushtetues 5 vjeçar, deri në prill të vitit 2016. Dhe ajo është e përqendruar në kryerjen e detyrave të saj kushtetuese dhe ligjore", ka thënë për agjencinë zëdhënësi i Presidentes.
http://lajmi.net/jahjaga-nga-presidenca-ne-krye-te-aki-se_100092571.html
n.k
Add new comment