Llogaritja e “Shqip”: E majta fiton 50 nga 61 bashki në zgjedhjet e 21 qershorit

Në zgjedhjet e ardhshme e majta në pushtetin qëndror mund të fitojë 50 nga 61 njësi të pushtetit vendor, të krijuara nga harta e re administrative-territoriale. Kështu shkruan gazeta “Shqip” që ka bërë një projektim të rezulteve të zgjedhjeve të shkuara në hartat e reja të bashkive.
Në artikull shkruhet se “nëse merr votat e vitit 2013, koalicioni PS-LSI fiton edhe Shkodrën” (e cilësuar si bastion i PD). Gjithsesi, bëhet edhe sqarimi se kjo përllogaritje ka efekt vetëm statistikor pasi votat mund të lëvizin si pasojë e disa faktorëve të ndryshëm social-politikë.
n.k
Add new comment