Arkiv-Lajme
Agron Duka pranon propozimin e Mediut për bashkinë e Durrësit: Në garë do më mbështesë edhe PD-ja
“Gazeta Shqiptare” shkruan sot se Agron Duka do të jetë kandidati i Partisë Republika ne për kryetar të Bashkisë së Durrësit. “Gazeta Shqiptare” shkruan gjithashtu se këtë lajm e ka konfirmuar për redaksinë tenë Agron Duka, i cili tha se në këtë garë hyn me besimin se do ta mbështesë edhe Partia Demokrati ke. Sipas “Gazeta Shqiptare” Duka bën me dije se ka pasur ditët e fundit një konsultë mes kreut të PR-së, Fatmir Mediu dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha për emrin e tij si kandidat i përbashkët i opozitës. Por sipas tij, ende nuk ka vendim zyrtar, pasi deri atëherë ka ende shumë kohë.
Fondacioni “Heritage”: Shqipëria, rënie në nivelin e lirisë ekonomike, e 29-ta, mes 43 vendeve të Evropës
“Zëri i Amerikës” thotë se liria ekonomike në Shqipëri ka pësuar rënie në krahasim me një vit më parë. Në raportin vjetor për Indeksin e Lirisë Ekonomike në botë, botuar nga Fondacioni “Heritage” në bashkëpunim me gazetën “Wall Street Journal”, thuhet se rënia për Shqipërinë i atribuohet dobësimit të lirisë në biznes, asaj fiskale dhe në investime. Por vlerësimet më të ulta, Shqipëria i ka në drejtim të korrupsionit dhe të drejtës së pronës.
Dy qëndrime të ndryshme për kryetarin e PD-së. Kryeministri pranon “t’i japë dorën”, ministrat tundin 21 Janarin
Në intervistën e dhënë për emisionin “Shqip” të Rudina Xhungës, kryeministri Rama tha se nuk do ta kishte problem t’i jepte dorën kryetarit të opozitës Lulzim Basha, duke shtuar se deri më sot nuk kishte pasur rastin ta bënte një gjë të tillë. “Nuk më ka rënë rasti t’i jap dorën. S’do e kisha problem t’i jepja dorën. E përsëris nuk ka të krahasuar raporti institucional dhe kushtetues me autoritetin e kreut të shtetit me raportin e kryetarit të opozitës apo mes kryetarit të opozitës dhe kryeministrit. Janë gjëra të ndryshme”, tha ai.
Guardiola drejt M.City-t? Ka zëra se sheikët po gatisin blerjen e Mesit për 250 mln euro
Po projektohet një lëvizje e bujshme e Pep Guardiolës në drejtim të Premier League te Manchester City. Pavarësisht se çfarë lëviz nën rrogoz, sinjali i parë ka ardhur nga vetë tekniku i kampionëve të Gjermanisë, spanjolli që po fiton gjithçka brenda kufijve, por akoma asgjë jashtë saj. Në një intervistë për “Bild” Guardiola shprehet se ka mbetur i kënaqur me përvojën në Gjermani. "Për mua dhe profesionin tim Bayerni ishte një sfidë e madhe. Pa marrë parasysh se çfarë ka ndodhur, unë kam qenë shumë i lumtur që kam qenë trajner i Bayernit.
Gazeta e Parmës hedh dyshime për situatën financiare të Taçit. “Në Shqipëri i është kërkuar falimenti për mospagim taksash”
Gazeta e Parmës, “Parma Quotidiano” shkruante dje për situatën financiare të Rezart Taçit, presidenti i ri i klubit sportiv të Parmës. Gazeta nënvizon se Taçit i është kërkuar falimenti në Shqipëri, se ai ka kohë që nuk paguan taksat. Dje sipas gazetës në fjalë kjo ësjtë arsyeja pse Taçi nuk shfaqet zyrtarisht si drejtues i ekipit të Parmës. Shkrimi përfundon me mesazhin se kalimi i ekipit në duar të tjera do të duhej të jepte siguri, por me këto që evidentohen nuk krijohet siguri.
Statistikat e policisë: 76% e shqiptarëve të anketuar ndihen të sigurtë të ecin në errësirë në lagjet e tyre. Në BE kjo shifër është më e ulët
Në analizën vjetore të punës së policisë të prezantuar nga Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri është pasqyruar edhe një anketim i kryer nga Projekti Suedez në bashkëpunim me IDRA mbi nivelin e kënaqësisë së publikut me shërbimet policore në të gjitha qarqet e vendit për përiudhën Shtator – Tetor 2014.
Folën të gjithë për ndryshimin politik në Greqi. Vetëm politika shqiptare mbajti heshtje konsensuale
Të majtët radikalë fituan bindshëm në Greqi, duke dalë në fushatë me deklarata kundër masave shtrënguese të vëna nga Europa, duke iu kundërvënë presionit gjerman dhe çfarë është më e rëndësishme duke konkuruar në zgjedhje demokratike, me rezultat të pakontestuar, certifikuar brenda 48 orësh. Për rrjedhojë edhe nëse dikush këtë do ta quante trill të hidhur të demokracisë, do të duhet ta pranonte si legjitim.
Çlirohet Kobane pas luftimesh të përgjakshme 4 mujore. Dy burime kurde njoftojnë ngjarjen e madhe
Qyteti simbol i përplasjes së egër mes forcave kurde dhe radikalëve islamikë të ISIS, Kobane, pas betejave të përgjakshme mbi 4 muaj është çliruar nga kurdët sirianë. Luftëtarët e Bashkimit për Mbrojtjen Popullore thuhet të kenë hyrë në zonat periferike në lindje të qytetit kufitar me Turqinë, pas tërheqjes së xhihadistëve. Zëdhënësi i këtyre forcave, Polat Jan, deklaroi sot përmes Tuiterit: “Urime njerëzit e Kurdistanit dhe qytetarëve të Kobanit për çlirimin e qytetit”.
Historike, pas afro një shekulli "dinastia" Papandreu nuk do të jetë më në parlamentin grek
Surpizë në zgjedhjet greke të së dielës nuk konsiderohet vetëm fitorja e SYRIZA-s, por edhe rezultati i partisë KYNIMA të themeluar pak javë më parë nga ish-kryeministri Jorgos Papandreu. Kjo pasi për herë të parë pas 92 vitesh dinastia Papandreu nuk do të jetë më e përfaqësuar në parlamentin grek, duke ndërprerë një traditë që ka nisur qysh në vitin 1923.
Agron Duka, kandidat i opozitës për Durrësin nga republikanët. E shpall Fatmir Mediu në Ora News
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, përmes një interviste për Ora News shpalli kandidaturën e PR-së për në zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Bëhet fjalë për Agron Dukën si kandidat i kësaj force politike në Bashkinë e Durrësit. Mediu tha se kandidatura e Agron Dukës në Durrës gëzon mbështetjen e partive të djathta, çka nënkupton se ai do të jetë kandidati i opozitës për Durrësin.
a.k