Statistikat e policisë: 76% e shqiptarëve të anketuar ndihen të sigurtë të ecin në errësirë në lagjet e tyre. Në BE kjo shifër është më e ulët

Në analizën vjetore të punës së policisë të prezantuar nga Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri është pasqyruar edhe një anketim i kryer nga Projekti Suedez në bashkëpunim me IDRA mbi nivelin e kënaqësisë së publikut me shërbimet policore në të gjitha qarqet e vendit për përiudhën Shtator – Tetor 2014.
Po veçojmë dy nga statistikat e këtij anketimi të cilat sipas policisë e rendisin Shqipërinë krah vendeve europiane për nivelin e rendit dhe sigurisë. Kështu pyetjes se sa të sigurtë ndihen shqiptarët kur ecin në errësirë në lagjet e tyre, 76% sipas anketës i janë përgjigjur pozitivisht, ndërsa në vendet europiane ky nivel është vetëm 75%. Të anketuarit janë pyetur edhe për nivelin e kënaqësisë që ndiejnë për shërbimet e ofruara nga policia, ku 73% e të pyeturve në Shqipëri janë shprehur të kënaqur, me një diferencë të vogël nga niveli I kënaqësisë europiane që është 75%.
Por ndërkohë që publikohen këto statistika Komisioni i Sigurise thirri kreun e SHISH dhe ministrin e Brendshëm të raportojnë mbi rishfaqjen e shpërthimeve me tritol dhe atentateve të telekomanduara në distancë..
l.m
Add new comment