Guardiola drejt M.City-t? Ka zëra se sheikët po gatisin blerjen e Mesit për 250 mln euro

Po projektohet një lëvizje e bujshme e Pep Guardiolës në drejtim të Premier League te Manchester City. Pavarësisht se çfarë lëviz nën rrogoz, sinjali i parë ka ardhur nga vetë tekniku i kampionëve të Gjermanisë, spanjolli që po fiton gjithçka brenda kufijve, por akoma asgjë jashtë saj. Në një intervistë për “Bild” Guardiola shprehet se ka mbetur i kënaqur me përvojën në Gjermani. "Për mua dhe profesionin tim Bayerni ishte një sfidë e madhe. Pa marrë parasysh se çfarë ka ndodhur, unë kam qenë shumë i lumtur që kam qenë trajner i Bayernit. Kjo ishte një ëndërr e imja që u bë realitet", ka thënë Guardiola, fjalë që lënë qartë mundësinë e mosvazhdimit të kontratës. Në garë janë vendosur sheikët e City-t për të bindur që të ndërmarrë një tjetër aventurë, këtë herë në një tjetër kampionat të fortë si Premier League. Dhe këtu vjen më e forta: Sheikët janë gati t’i bëjnë dhuratë blerjen e Mesit 250 milionë Euro.
a.k
Add new comment