Agron Duka pranon propozimin e Mediut për bashkinë e Durrësit: Në garë do më mbështesë edhe PD-ja

“Gazeta Shqiptare” shkruan sot se Agron Duka do të jetë kandidati i Partisë Republika ne për kryetar të Bashkisë së Durrësit. “Gazeta Shqiptare” shkruan gjithashtu se këtë lajm e ka konfirmuar për redaksinë tenë Agron Duka, i cili tha se në këtë garë hyn me besimin se do ta mbështesë edhe Partia Demokrati ke. Sipas “Gazeta Shqiptare” Duka bën me dije se ka pasur ditët e fundit një konsultë mes kreut të PR-së, Fatmir Mediu dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha për emrin e tij si kandidat i përbashkët i opozitës. Por sipas tij, ende nuk ka vendim zyrtar, pasi deri atëherë ka ende shumë kohë. Aktualisht republikani Agron Duka ka hedhur hapin e parë në garën e kryebashk iakut të Durrësit, duke marrë bekimin e kreu të PRsë, Fatmir Mediu. “PR mendon se zoti Duka është një nga kandidaturat më të plotë përsa i përket Bashkisë së Durrësit dhe do të jetë në gjykimin tonë kandidati për kryetar bashkie i qytetarëve të Durrësit në radhë të parë, i të djathtës dhe të gjithë atyre që duan një Durrës të zhvillohet në një mënyrë krejt ndryshe, me një koncept europian, jashtë interesave klanore”, u shpreh Mediu .
l.v
Add new comment