Dy qëndrime të ndryshme për kryetarin e PD-së. Kryeministri pranon “t’i japë dorën”, ministrat tundin 21 Janarin

Postuar në 26 Janar, 2015 18:28

Në intervistën e dhënë për emisionin “Shqip” të Rudina Xhungës, kryeministri Rama tha se nuk do ta kishte problem t’i jepte dorën kryetarit të opozitës Lulzim Basha, duke shtuar se deri më sot nuk kishte pasur rastin ta bënte një gjë të tillë. “Nuk më ka rënë rasti t’i jap dorën. S’do e kisha problem t’i jepja dorën. E përsëris nuk ka të krahasuar raporti institucional dhe kushtetues me autoritetin e kreut të shtetit me raportin e kryetarit të opozitës apo mes kryetarit të opozitës dhe kryeministrit. Janë gjëra të ndryshme”, tha ai. Një qëndrim më i zbutur ky se ai 2 viteve më parë kur në pozicionin e kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama i kërkonte Prokurorisë hetimin e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës për ngjarjet e 21 Janarit. Ja sesi shprehej asokohe kryeministri aktual: “Sali Berisha dhe ish-ministri i Brendshëm sot do të ishin nën hetim zyrtarisht për vrasjet e 21 Janarit. S’ka batalion ushtarak që hap zjarr pa urdhër dhe s’ka komandant garde që urdhërin e jep pa e marrë nga lart. Pa hetuar Sali Berishën dhe Lulzim Bashën hetimi i çdo figure tjetër politike ngjan i sforcuar për të mos thënë i padrejtë”. (https://www.youtube.com/watch?v=9mkS31wvnkI). Këtë qëndrim të Ramës në opozitë vazhdojnë ta kenë ende disa ministra të kabinetit të tij. Pak ditë më parë ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, gjatë ndërhyrjes në emisionin “Opinion”, i kërkoi Prokurorisë të zbardhë 21 Janarin, duke drejtuar gishtin edhe ndaj ish-ministrit të Brendshëm Lulzim Basha, sot kryetar i opozitës si përgjegjës për vrasjen e 4 protestuesve. “Nuk mund të bie dakord kurrë që pas 4 vjetëve po ky kryetar partie që ka qenë ministër i Brendshëm kur janë vrarë 4 qytetarë dhe nuk ka 1 të dënuar”, tha Tahiri.(https://www.youtube.com/watch?v=aXVHYgeMW8Y)

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.