Çlirohet Kobane pas luftimesh të përgjakshme 4 mujore. Dy burime kurde njoftojnë ngjarjen e madhe

Postuar në 26 Janar, 2015 13:20

Qyteti simbol i përplasjes së egër mes forcave kurde dhe radikalëve islamikë të ISIS, Kobane, pas betejave të përgjakshme mbi 4 muaj është çliruar nga kurdët sirianë. Luftëtarët e Bashkimit për Mbrojtjen Popullore thuhet të kenë hyrë në zonat periferike në lindje të qytetit kufitar me Turqinë, pas tërheqjes së xhihadistëve.  Zëdhënësi i këtyre forcave, Polat Jan, deklaroi sot përmes Tuiterit: “Urime njerëzit e Kurdistanit dhe qytetarëve të Kobanit për çlirimin e qytetit”. Po ashtu, Anvar Muslim, Presidenti i vetëdeklaruar i kurdëve të Sirisë, tha për BBC se më në fund qyteti ishte plotësisht nën kontrollin e Bashkimit për Mbrojtjen Popullore.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.