Fondacioni “Heritage”: Shqipëria, rënie në nivelin e lirisë ekonomike, e 29-ta, mes 43 vendeve të Evropës

Postuar në 27 Janar, 2015 00:04

“Zëri i Amerikës” thotë se liria ekonomike në Shqipëri ka pësuar rënie në krahasim me një vit më parë. Në raportin vjetor për Indeksin e Lirisë Ekonomike në botë, botuar nga Fondacioni “Heritage” në bashkëpunim me gazetën “Wall Street Journal”, thuhet se rënia për Shqipërinë i atribuohet dobësimit të lirisë në biznes, asaj fiskale dhe në investime. Por vlerësimet më të ulta, Shqipëria i ka në drejtim të korrupsionit dhe të drejtës së pronës. Sipas “Zërit të Amerikës” Shqipëria klasifikohet si një vend me liri të moderuar ekonomike.  Ndërsa në botë renditet relativisht lart, e 63 mes 186 vendeve të përfshira në studim,  e krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria renditet e 29-ta, mes 43 vendeve të Evropës. Ky klasifikim shënon një ulje nga një vit më parë, kur vendi renditej respektivisht i 54 në botë dhe 25 në Evropë.  Klasifikimi në raport bëhet duke analizuar 10 liri ekonomike që vlerësohen maksimalisht me 100 pikë. Rënia e sivjetme, është e para në 5 vitet e fundit. Rënia e përgjithshme për Shqipërinë është me 1.2 pikë,  me rënien më të ndjeshme të shënuar në kategoritë e biznesit, asaj fiskale dhe të investimeve.

 

l.v

 

http://www.zeriamerikes.com/content/economic-freedom-index-2015-albania/2614433.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.